LAJMI I FUNDIT:

Mbahet sot ceremonia e lamtumirës për Kryepeshkopin Janullatos, pritet të mbajë fjalim Rama dhe Mitsotakis

Mbahet sot ceremonia e lamtumirës për Kryepeshkopin Janullatos, pritet të mbajë fjalim Rama dhe Mitsotakis

I jepet sot lamtumira e fundit Kryepeshkopin Anastas Janullatos. Ceremonia mortore mbahet në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, pas mbarimit të Liturgjisë Hyjnore. Kryepeshkopit do të vendoset për t’u prehur përjetësisht në vendin tonë, në një vend të posaçëm brenda Kishës.

Ceremonia do të drejtohet Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në kryeqytet. Bartolomeu do të mbajë fjalimin e parë dhe do të drejtojë meshën.

Në ceremoninë mortore marrin pjesë liderët e Kishave Ortodokse në botë, krerët më të lartë të shtetit dhe politikës në Shqipëri, si edhe të Greqisë. I pranishëm do të jetë kryeministri grek, Mitsotakis me një delegacion të gjerë nga Athina, përfshirë 5 ministra të kabinetit të tij qeveritar, lideri i opozitës greke, por edhe Kryepeshkopi i Athinës.


Nga Vatikani pritet një delegacion i gjerë i drejtuar nga Sekretari i Shtetit, Pietro Parolin. Është konfirmuar gjithashtu edhe pjesëmarrja e Patriarkut të Izraelit Theofili i Jerusalemit; Kryepeshkopit të Greqisë Jeronimi; Patriarku i Qipros, i Aleksandrisë; i Bullgarisë, i Rumanisë etj.

Gjithashtu në ceremoni priten Kryepeshkopi dhe klerikë nga Polonia, drejtues të “Saint Egidio” në Itali; delegacion nga Këshilli Botëror i Kishave (institucion që përfshin të gjitha kishat, katolike, protestante apo ortodokse), përfaqësues nga unioni “Fetë për Paqen”, një delegacion nga kishat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës etj.

Fjalim do të mbajnë edhe mbesa e Kryepeshkopit Anastas, si edhe dy kryeministrat Rama e Mitsotakis.

Agjenda e ceremonisë

Fjala e përmortshme e Tërëshenjtërisë së tij, Patriarkut Ekumenik, z. Bartholome

Fjala e përmortshme e Mbikëqyrësit të Fronit, hirësi Joanit, Mitropolit i Korçës,

Fjala e përmortshme e Kryetarit të Komisionit Qendror të Këshillit Botëror të Kishave, Bishop Heinrich Bedford-Strohm

Fjala e përmortshme, jashtë programit, e mbesës së Kryepeshkopit të ndjerë, znj. Roksani Janullatos

Fjala e përmortshme e Shkëlqesisë së tij, Kryeministrit të Greqisë, z. Kyriakos Mitsotakis,

Fjala e përmortshme e Shkëlqesisë së tij, Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama.

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare, ë 25 janar 2025 në spitalin “Evangelismos” në Athinë raporton A2 CNN, ku ishte i shtruar pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Prej vitit 1992 ai ka jetuar në Shqipëri, ku edhe ka drejtuar Kishën Ortodokse dhe gjithmonë e ka shprehur dëshirën që trupi i tij të prehet në vendin tonë.

Kryepeshkopi Anastas, ishte rindërtuesi dhe rigjallëruesi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, të cilën e ngriti tërësisht nga rrënojat pas rënies së regjimit ateist. Me vizionin dhe punën e tij, ai rindërtoi nga themelet jetën kishtare, ndërtoi qindra kisha, krijoi institucione arsimore dhe bamirëse, si dhe formoi një brez të ri klerikësh, duke ofruar një shërbesë të pandërprerë e sakrifikuese për më shumë se 33 vjet.

Janullatos ishte Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse të Shqipërisë që prej vitit 1992. U nderua me 27 medalje e çmime dhe në vitin 2000 u propozua për Çmimin Nobel.

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Kalo në kategori