LAJMI I FUNDIT:

Komisioni Parlamentar zgjodhi shtatë kandidatë për ASHMAA

Komisioni Parlamentar zgjodhi shtatë kandidatë për ASHMAA

Komisioni Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime sot ka miratuar propozimin për emërimin e anëtarëve të Këshillit të ASHMAA.

Në listë janë: Viktor Pavlovski, Sasho Stefanovski, Petar Djurovski, Cvetanka Minovska, Afrona Vrzivoli, Nafije Selmani dhe Gordana Majnova.

Dauti: OBRM-PDUKM-ZNAM-LSDM-VLEN po varrosin lirinë e shprehjes, partizohet Këshilli për Media
Lexo po ashtu Dauti: OBRM-PDUKM-ZNAM-LSDM-VLEN po varrosin lirinë e shprehjes, partizohet Këshilli për Media

Tre kandidatë u zgjodhën me 10 vota “për” me propozimin e Nikolla Miceskit (OBRM-PDUKM), ndërsa Cvetanka Minovska u propozua nga Daniel Stojçevski (ZNAM). Afrona Vrzivoli dhe Nafije Selmani morën mbështetje nga Rijad Shaqiri (Aleanca për Shqiptarët).


Propozimi i Ljupço Nikolovskit (LSDM) për Arben Saitin nuk u pranua. Gordana Majnova u propozua nga Sanja Lukarevska (LSDM) dhe mori shumicën e nevojshme.

Ilire Dauti (Aleanca e Shqiptarëve) u largua nga seanca duke e akuzuar zgjedhjet si të politizuar./Telegrafi/