LAJMI I FUNDIT:

Robert Nolfe thyen heshtjen: Parashqevia nuk u paraqit në gjykatë plot katër seanca, kam paguar qiranë 12 vite për të

Robert Nolfe thyen heshtjen: Parashqevia nuk u paraqit në gjykatë plot katër seanca, kam paguar qiranë 12 vite për të

Një zhvillim i ri ka tërhequr vëmendjen e publikut në lidhje me historinë e këngëtares së njohur Parashqevi Simaku.

Ish-bashkëshorti i saj, Robert Nolfe, ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të bëjë një deklaratë të gjatë, duke shpjeguar detaje të reja dhe delikate mbi marrëdhënien e tyre, divorcin, dhe ndikimin që kjo ka pasur mbi familjen e tyre.

Deklarata është ndarë me publikun nga Elton Ilirjani, i cili e ka përkthyer dhe përcjellë përmes platformës Instagram.


Foto: Elton Ilirjani/Instagram

Eltoni thotë: “Deklarata është e gjatë, është në gjuhën angleze dhe unë do të përpiqem ta përkthej atë dhe ta sjell tek ju në mënyrën sa më të thjeshtë të mundshme. Kuptohet që është një çështje delikate dhe unë mendoj që tani ka filluar historia e vërtetë e Parashqevi Simakut. Pse arriti në këtë gjendje dhe shumë pikëpyetje të tjera që publiku i gjerë ka, që kuptohet me të drejtë, apo me pa të drejtë, akuzojnë ose glorifikojnë njerëz të ndryshëm. Ne nuk e dimë të vërtetën se çfarë ka ndodhur dhe në muajt në vijim, jam i bindur që familja do të përpiqet të jetë sa më transparente, sepse duke pasur parasysh edhe çfarë ka ndodhur, kërcënime të ndryshme familja Nolfe ka marrë, bashkëshortja e tij, djali i tij, është momenti për t’i folur disa gjëra sipas tyre.”

Më tej, Eltoni vazhdon: “Roberti e fillon letrën e tij, në një paragraf me të cilin, ai thotë që për të ka qenë shumë e vështirë për të ndarë detaje, të cilat mund të jenë edhe konfidenciale dhe që mund të jenë personale, por që duke pasur parasysh edhe informacionet e gabuara që janë dhënë në media kundër tij dhe familjes së tij, kanë qenë të dëmshme për të dhe për djalin e tyre Luke dhe kjo ka ndikuar shumë keq edhe në rivendosjen e marrëdhënies midis djalit dhe Parashqevi Simakut. Ai thotë që të gjitha këto informacione që janë dhënë në media kanë qenë shumë larg të vërtetës dhe ka ardhur momenti që të flitet hapur për marrëdhënien e dështuar midis tij dhe Parashqevi Simakut”.

“Roberti vijon më poshtë duke thënë se pas shumë vitesh të bukura në fillim, marrëdhënia e tyre filloi të kishte edhe përçarjet e para, problemet e para. Në janar të vitit 2007 ata të dy bashkë vendosën që të ndahen dhe kështu filloi procesi i ndarjes. Por, kjo nuk ishte shumë e thjeshtë, aq më tepër, thotë si vijon, që ata kishin një djalë, Lukën, atëherë i vogël dhe kjo çështje do të kalonte në gjykatë. E vetmja gjë që Roberti kishte kërkuar në gjykatë ishte të takonte djalin e tij çdo dy javë, pra ai nuk kishte kërkuar në asnjë moment të drejtën mbi djalin. Ai dëshironte që djalin ta mbante Parashqevi Simaku. Me këtë kuptojmë që lajmet sipas tij që janë thënë nëpër media nuk janë të vërteta. Por, gjatë këtij procesi, pra para ndarjes, kur ata nuk jetonin së bashku, për dy vite, sipas Robertit gjithmonë, Parashqevi filloi të bëhej shumë e ashpër me djalin, sipas tij, ku e para ajo filloi ta izolonte djalin dhe të mos ta lejonte atë as të shoqërohej apo të luante me fëmijët e tjerë. Pra, filloi të shfaqte një posesivitet të ekzagjeruar ndaj djalit dhe mbi të gjitha nuk pranonte që i ati në këtë rast Roberti ta takonte djalin qoftë edhe për të ngrënë një akullore bashkë ose për të pirë diçka bashkë dhe kjo gjë nuk është se u mor keq sipas Robertit në atë kohë; thjesht mendoi që Parashqevi mund të ishte thjesht e mërzitur dhe që kjo gjë do të kalonte me kalimin e kohës”.

“Roberti vijon dhe thotë edhe diçka tjetër. Kur filloi të bëhej shqetësuese situata ishte në momentin kur Parashqevi nuk pranonte që djali të mos shkonte as në shkollë dhe nuk pranonte dhe nuk lejonte që djali të vizitohej te një doktor apo te një dentist dhe këtu Roberti filloi që të angazhohej më tepër”.

“Roberti vazhdon dhe shprehet më tej në deklaratën e tij që edhe pse ishin ndarë De Facto, në vitin 2007, ai kishte paguar qiranë e shtëpisë në të cilën jetonte Parashqevi Simaku, deri në vitin 2010. Pra, edhe 3 vite të tjera. Dhe vijon më poshtë në deklaratën e tij dhe thotë që ai vazhdoi të paguante një shtëpi tjetër me qira për Parashqevi Simakun në të cilën ajo u strehua deri në vitin 2018. Pra, sipas llogarive i bie, dhe sipas deklaratës së tij që ai ka paguar qiranë e shtëpisë së tij, në të cilën strehohej Parashqevi Simaku, plot 12 vite, që nga momenti që ai nuk jetonte më me atë në të njëjtën shtëpi”.

“Roberti vazhdon më tej në deklaratën e tij dhe thotë që procesi gjyqësor i ndarjes, pra i divorcit, ka filluar plot 2 vite që nga momenti që ata nuk jetonin më bashkë, pra në vitin 2009 në gjykatën e Nju Jorkut, ku ishte përfshirë edhe se kush do të mbante të drejtën mbi djalin, me kë do të jetonte Luka i vogël dhe në këtë rast çfarë ai vazhdon dhe thotë është që ai kërkoi thjesht në këtë proces, pra kur ka bërë aplikimin për divorc, i vetmi pretendim që ai kishte, ishte që të takonte djalin e tij, çdo dy javë, në një takim të shkurtë”.

“Roberti vazhdon më tej dhe thotë që gjatë procesit gjyqësor Parashqevi Simaku nuk u paraqit në gjykatë plot 4 seanca. Dhe pas takimit që bëri gjykata me një punonjës social, gjykata vendosi, pra gjyqtarja në atë kohë, vendosi t’i bëhet një vlerësim psikiatrik Parashqevi Simakut, por në këtë rast Roberti vijon dhe thotë në deklaratën e tij që ajo nuk pranonte asnjëherë të bëhej ky vlerësim dhe largohej nga zyra e doktorit dhe nuk pranonte që të bëhej një vlerësim i saj”.

Eltoni në fund thotë: “Deklarata është shumë e gjatë dhe unë mendoj që me një të tretën e asaj që thashë tani ka shumë informacion për t’u përtypur dhe mendoj që për sot ndalem këtu sepse edhe vetë nuk ndihem mirë, kështu që do të doja që ta vazhdonim nesër këtë diskutim që edhe ai informacioni të jepet në mënyrë graduale dhe të saktë. E përsëris, këto janë deklaratat e Robert Nolfe, i cili pretendon dhe thotë se ka të gjitha dokumentat që e mbështesin atë që ai e thotë në këtë deklaratë, si tek pagesa e qirasë dhe çfarë ka ndodhur në gjykatë, pra janë të gjitha të dokumentuara”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xheneta reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK: Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashtë asaj shtëpie

Xheneta reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK: Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashtë asaj shtëpie

Magazina
Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania

Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti flet për familjen në Big Brother: Babai im punon në ndërtimtari

Gjesti flet për familjen në Big Brother: Babai im punon në ndërtimtari

Magazina
Shtyhet seanca kundër grupit famëkeq “AlbKings” - viktimë e tyre edhe Anisa Veseli e Big Brother Kosova

Shtyhet seanca kundër grupit famëkeq “AlbKings” - viktimë e tyre edhe Anisa Veseli e Big Brother Kosova

Magazina
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë

Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë

Magazina
Monika Salihu reagon për rastin e Jozit me Loredanën: Po e paramendoj çfarë boksi do i kishte dhënë baba Azizi - bashkëshortit tim

Monika Salihu reagon për rastin e Jozit me Loredanën: Po e paramendoj çfarë boksi do i kishte dhënë baba Azizi - bashkëshortit tim

Magazina
Kalo në kategori