Agjencia për Informim dhe Privatësi ka lansuar platformën për identifikimin e rrjedhjes së të dhënave personale. Në Ditën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, u tha se kjo platformë siguron që institucionet të jenë më të përgatitura për të siguruar të dhënat personale, rrjedhjen e tyre dhe mbrojtje nga sulmet e mundshme kibernetike.
Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva, tha se ky projekt paraqet avancim shtesë për zbatimin e ligjit dhe forcimin e mekanizmave për kontrolle shtesë.
“Platforma që do të prezantojmë e mbështetur nga ambasada amerikane në Kosovë paraqet një avancim shtesë në angazhimin tonë për të garantuar zbatimin efektiv të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Po ashtu edhe forcimin e mekanizmave të kontrollit të cilat kanë për qëllim sigurimin e monitorimit të publikimit të paautorizuar të të dhënave personale të qytetarëve tanë.
Me gjithë përpjekjet angazhimin dhe përkushtimin tonë të përbashkët, nevojat për forcimin dhe avancimin për mbrojtjen e të dhënave personale në Kosovë vazhdon të mbetet prioritet i joni. Sigurimi i zbatimit të ligjit dhe ndërgjegjësimi i kontrolluesit publik dhe privat për veprimet që duhet t’i marrin në raport me mbrojtjen e të dhënave personale”, tha ajo.
Lansimi i kësaj platforme është bërë në mbështetje me Ambasadën e ShBA-së në Kosovë.
Zëvendësshefi i Misionit në ambasadën e ShBA-së, Ralan Hill, tha se ky projekt do t’i ndihmojë institucionet e Kosovës të ndërtojnë qëndrueshmëri edhe të sigurisë kibernetike.
Sipas tij, platforma zbulon shkeljet e të dhënave dhe mbledh informacione për kërcënime kibernetike, duke iu mundësuar agjencive të identifikojnë shpejt shkeljet ose rrjedhjet e saj.
“Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur këtë projekt përmes Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit, me qëllim që t’i ndihmojnë institucionet e Kosovës të ndërtojnë qëndrueshmëri të sigurisë kibernetike. Kjo platformë zbulon shkeljet e të dhënave dhe mbledh informacione për kërcënimet kibernetike, duke u mundësuar agjencive të identifikojnë shpejt shkeljet ose rrjedhjet.
Ai gjithashtu mund të ofrojë informacion mbi akterët keqdashës dhe vektorët e sulmit, duke përmirësuar reagimin e Kosovës ndaj këtyre krimeve kibernetike. Përmes pjesëmarrjes në këtë program, Kosova po mbron më mirë të dhënat dhe po lufton krimin kibernetik. Ne jemi partneri juaj në këtë përpjekje. Në botën tonë të ndërlidhur, krimet kibernetike nuk respektojnë kufijtë, andaj edhe ne duhet bërë përpjekje për të luftuar”, theksoi ai.
Lansimin e kësaj platforme e mirëpriti edhe zëvendës ambasadori i Kroacisë në Kosovë, Nedjelko Spilek. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale