LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 6° partlycloudy_night

Rruga “Shuaip Spahiu” në Prizren merr pamje të re, synim mbetet shndërrimi në shesh

Rruga “Shuaip Spahiu” në Prizren merr pamje të re, synim mbetet shndërrimi në shesh

Autoritetet komunale të Prizrenit në kuadër të angazhimeve për rehabilitimin e rivitalizimin e hapësirave publike në zonën e parë të mbrojtur të Prizrenit, të enjten, kanë përuruar intervenimet e realizuara në rrugën “Shuaip Spahiu”.

Sipas tyre realizimi i këtij projekti mundëson pamje dhe qasje më të mirë në qendrën historike, dhe synimi është që një ditë të shndërrohet në shesh, raporton Telegrafi.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka theksuar se realizimi i këtij projekti paraqet jetësimin e një zotimi të kamotshëm.


“Ka qenë premtim i kamotshëm rregullimi i rrugës “Shuaip Spahiu”, bashkë me infrastrukturën përcjellëse. Prandaj duke ju falënderuar punëkryerësve që kanë bërë punë të jashtëzakonshme, stafit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, është rregulluar infrastruktura nëntokësore, infrastruktura tokësore, kubëzat janë vendosur, ndriçimi publik, dhe kjo rrugë ka marrë komplet një pamje tjetër, duke ia shtuar bukurinë qytetit, sidomos tek pjesa buzë lumit”, ka thënë Totaj.

Sipas tij, në të ardhmen e afërt do të bëhet përurimi edhe i punimeve të kryera në Sheshin e Shadërvanit “për të rikonfirmuar përkushtimin e Komunës së Prizrenit që të kujdeset për qendrën historike, me qëllim që kjo zonë të jetë atraktive për turistët nga gjithë bota”.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj, ka theksuar se ky është njëri prej projekteve kapitale të DShP-së, që synon ofrimin e përjetimit më të mirë për vizitorët e qendrës historike, raporton Telegrafi.

“Sot e quajmë rruga “Shuaip Spahiu”, por nesër me siguri do ta bëjmë edhe shesh. Tani është krijuar një infrastrukturë moderne që i kalon përmasat e Kosovës. Ne nuk do të ndalemi me këtë projekt dhe të Sheshit të Shadërvanit, por do të vijojmë intervenimet edhe në pjesët tjera të zonës historike të Prizrenit pasi jemi pajisur me pëlqimet e duhura”, ka deklaruar Lamaj.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë edhe zyrtarë tjerë të pushtetit lokal, sikurse edhe të ftuar të tjerë nga sfera politike.

Intervenimet në infrastrukturën e kësaj rruge janë realizuar në kuadër të projektit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike për rehabilitimin dhe revitalizimin e Qendrës Historike të Prizrenit. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun

Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun

Magazina
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin

I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin

Magazina
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
'Dora e hekurt' e Florentino Perez: Vë në shitje tre top lojtarë të Real Madridit

'Dora e hekurt' e Florentino Perez: Vë në shitje tre top lojtarë të Real Madridit

La Liga
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA

Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA

Magazina
Kalo në kategori