Në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025 në Kosovë, Misioni i Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (EU EOM) ka sjellë një prani të rëndësishme, duke dërguar mbi 100 vëzhgues për të siguruar që procesi zgjedhor të jetë gjithëpërfshirës, i besueshëm dhe transparent.
Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, Nathalie Loiseau, shefe e këtij misioni e cila vjen nga Franca dhe është anëtare e Parlamentit Evropian, flet për rëndësinë e vëzhgimit ndërkombëtar, sfidat dhe mënyrën sesi BE-ja synon të kontribuojë në forcimin e qeverisjes demokratike të Kosovës.
Telegrafi: Çfarë rëndësie ka prania e një Misioni të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së për zgjedhjet parlamentare 2025 në Kosovë?
Nathalie Loiseau: Prania e Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në mbarë Kosovën synon të kontribuojë në një proces zgjedhor gjithëpërfshirës, të besueshëm dhe transparent. Kjo është që votuesit e Kosovës të jenë në gjendje të shprehin plotësisht zgjedhjet e tyre elektorale. Prania e misionit nënvizon gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për Kosovën për të forcuar më tej qeverisjen e saj demokratike.
Është e rëndësishme të theksohet se nuk është detyra jonë të mbikëqyrim zgjedhjet, por ne i vëzhgojmë ato. Ne do të mbetemi gjithmonë të paanshëm. Ne takohemi me një gamë të gjerë aktorësh, duke përfshirë përfaqësuesit e partive politike, organet zgjedhore, OJQ-të dhe organizatat e shoqërisë civile dhe përfaqësues të mediave për të dëgjuar pikëpamjet e tyre dhe shqetësimet e mundshme. Ne do ta bazojmë analizën tonë të procesit në vëzhgimet tona dhe në këto takime me një gamë të gjerë të aktorëve relevantë për procesin zgjedhor në Kosovë.
Telegrafi: Sa vëzhgues do të jenë të pranishëm dhe si do jetë shpërndarja e tyre në Kosovë?
Nathalie Loiseau: BE-ja po dërgon mbi 100 vëzhgues, i cili është i vetmi mision ndërkombëtar, i plotë dhe afatgjatë i vëzhgimit të zgjedhjeve në këto zgjedhje në Kosovë. 18 vëzhguesit afatgjatë tani kanë filluar punën e tyre dhe mbulojnë të gjitha komunat në Kosovë. Ata punojnë në ekipe prej dy vetash, kështu që janë gjithsej nëntë ekipe, me bazë në secilin rajon të Kosovës.
36 vëzhguesit afatshkurtër të BE-së do të mbërrijnë disa ditë përpara ditës së zgjedhjeve dhe ata do të fokusohen në vëzhgimin në mënyrë specifike në ditën e zgjedhjeve. Përveç kësaj, BE-ja do të ketë deri në 36 vëzhgues afatshkurtër vendas të rekrutuar. Së fundi, do të jetë edhe një delegacion vëzhgues i deputetëve të Parlamentit Evropian. Të gjithë vëzhguesit e BE-së vijnë nga shtetet anëtare të BE-së, Kanadaja, Norvegjia ose Zvicra.
Telegrafi: Çfarë sfidash specifike prisni të hasni gjatë këtyre zgjedhjeve?
Nathalie Loiseau: Ka gjëra që na lehtësojnë punën si vëzhgues në Kosovë sesa në disa vende të tjera, për shembull që distancat nuk janë të gjata në Kosovë. Kjo është një ndihmë e madhe praktikisht. Gjithashtu, Kosova tashmë ka një traditë të vendosur të zgjedhjeve, kështu që ushtrimi i të drejtës së tyre demokratike për të votuar nuk është e re për votuesit këtu.
Shpresoj që votuesit të jenë të vetëdijshëm për ligjin e ri zgjedhor dhe sistemin e ri zgjedhor dhe gjithashtu që zyrtarët në qendrat e votimit janë të vetëdijshëm për risitë e ligjit të ri zgjedhor. Trajnimi për këtë mund të marrë pak kohë. Kjo është diçka që ne do ta shikojmë nga afër, pasi është e rëndësishme që njerëzit të dinë se çfarë të bëjnë.
Telegrafi: Si e vlerësoni fushatën aktuale politike dhe raportimin e mediave në Kosovë lidhur me zgjedhjet?
Nathalie Loiseau: Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve përfshin një ekip të përkushtuar monitorues të medias që ekzaminon nga afër një mostër të mbulimit të mediave transmetuese gjatë fushatës zgjedhore. Fokusi ynë është në vlerësimin nëse media i ofron elektoratit informacion adekuat dhe mbulim të drejtë të të gjithë aktorëve të zgjedhjeve, duke përfshirë partitë politike, kandidatët dhe qeverinë.
Për ta arritur këtë, ne analizojmë një mostër përfaqësuese të mediave transmetuese dhe online, duke përfshirë kanalet televizive në gjuhën serbe. Analiza jonë është sasiore dhe cilësore, duke vlerësuar kohën dhe tonin e programeve që u ndahen aktorëve politikë. Kjo na ndihmon të vlerësojmë nëse media synon mbulim të balancuar dhe i siguron elektoratit informacion të mjaftueshëm për të bërë zgjedhje të informuara.
Gjetjet do të jenë pjesë përbërëse e vlerësimit tonë përfundimtar, pasi mbulimi mediatik i fushatës luan një rol kryesor në transparencën dhe drejtësinë në procesin zgjedhor.
Si pjesë e kësaj, ne po e përcjellim nga afër edhe situatën e KPM-së, e cila aktualisht është e paqartë. Jemi duke e vlerësuar situatën dhe nëse ka implikime në procesin zgjedhor.
Telegrafi: Keqinformimi, propaganda dhe dezinformatat mund të shtohen gjatë kësaj kohe, a do të ketë monitorim edhe në këtë aspekt?
Nathalie Loiseau: Natyrisht, ne jemi të vetëdijshëm për keqpërdorimin e mundshëm të mediave sociale, veçanërisht rreth zgjedhjeve. Kjo është një çështje që prek shoqëritë kudo, jo vetëm në Evropë apo Kosovë. Misioni (EU EOM) I BE-së ka një ekip të përkushtuar ndaj mediave sociale që monitoron përmbajtjen që vijnë nga burime të ndryshme, si nga komunitetet shumicë ashtu edhe nga ato joshumicë.
Përveç dezinformatave dhe keqinformimimit, ne po monitorojmë edhe gjuhën nxitëse dhe nënçmuese dhe gjuhën e urrejtjes, si dhe portretizimin në rrjetet sociale të grave, personave me aftësi të kufizuara dhe komuniteteve LGBTQ në kontekst të zgjedhjeve.
Telegrafi: Për fund, a do të ofrojë BE-ja rekomandime për përmirësimin e proceseve zgjedhore në Kosovë pas përfundimit të zgjedhjeve?
Nathalie Loiseau: Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve do të nxjerrë një raport përfundimtar i cili do të përfshijë një sërë rekomandimesh pas zgjedhjeve, 1-2 muaj pas përfundimit të procesit. Këto mund të jenë të një gamë të gjerë, për shembull menaxhimi i procesit zgjedhor, regjistrimit të votuesve, financimit të fushatës, mediave etj., por të gjitha do të lidhen me procesin zgjedhor dhe se si procesi dhe zbatimi i tij përputhen me ligjet e Kosovës dhe standardet ndërkombëtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mustafi: Glorifikimi i kriminelëve dhe ndalimi i aktivistëve, fytyra e vërtetë e regjimit serb
Shkolla e Cërnilishtes në gjendje të mjerueshme, prindërit: Fëmijët janë të rrezikuar nga punimet e stërzgjatura ndërtimore
Hamza tregon se cili është çelësi i gjithë përkrahjes që po ia bëjnë qytetarët
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar