LAJMI I FUNDIT:

Analisti britanik i aviacionit hedh poshtë teorinë e rusëve se zogjtë rrëzuan aeroplanin në Kazakistan

Analisti britanik i aviacionit hedh poshtë teorinë e rusëve se zogjtë rrëzuan aeroplanin në Kazakistan

Një aeroplan i linjës ajrore, Azerbaijan Airlines është rrëzuar në shtetin kazak, ku mbeten të vdekur 38 persona ndërsa shpëtuan 27 të tjerë.

Menjëherë pas aksidentit, televizioni shtetëror rus, duke cituar agjencinë shtetërore të mbikëqyrjes së aviacionit, njoftoi se shkaku më i mundshëm ishte ndikimi i një tufe zogjsh.

Por, kjo lloj përplasjeje zakonisht rezulton në devijimin e aeroplanit në aeroportin më të afërt, tha analisti i aviacionit, Richard Aboulafia për agjencinë e lajmeve reuters.


“Ju mund të humbni kontrollin e aeroplanit, por pasoja nuk është një shmangie e egër nga kursi”, tha ai.

Justin Crump i konsulencës së rrezikut Sibylline tha se modeli i dëmtimit brenda dhe jashtë aeroplanit tregon se mbrojtja ajrore ruse aktive në Grozny mund të ketë shkaktuar rrëzimin.

“Duket shumë e ngjashme me shpërthimin e një rakete anti-ajrore nga ana e pasme dhe e majtë e aeroplanit, nëse shikoni modelin e copëzave që po shohim”, tha ai. /Telegrafi/