LAJMI I FUNDIT:

Jasharaj i shkruan Kurtit: Kryeministër t’i kërkova si vëlla 100 euro për sektorin publik

Jasharaj i shkruan Kurtit: Kryeministër t’i kërkova si vëlla 100 euro për sektorin publik

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti me një letër publike, përmes së cilës e akuzon kreun e ekzekutivit të vendit për mos rritje të pagave.

Jasharaj në letrën ngre shumë akuza ndaj kryeministrit Kurti.

“Kryeministër Kurti, as ti nuk kishe pritur atë rezultat të zgjedhjeve para 4 vitesh dhe kjo të nxori jashtë kontrollit dhe fillove të ndjehesh sulltan e jo kryeministër i një vendi, populli  i të cilit kishte bërë një rrugëtim të gjatë përcjellë me lot nënash e me plot sakrifica e duke përjetuar dhunën barbare të pushtuesit serb në burgje. U ndjeve, jo kryeministër i gjithë popullit, por u bëre ndarës e përçarës dhe mllefi yt ndaj atyre që kanë merita e që kanë hyrë në faqet e ndritura të historisë u pa kur u bëre Sulltan”, ka shkruar Jasharaj, transmeton Telegrafi.


Tutje ai shkruan, “Kryeministër më i madh ishe kur ishe i vogël në politikë dhe gëzoje mbështetje falë oratorisë dhe fjalëve të mëdha, që kur u ule në kolltuk i bastardove. Kur ishe i vogël në politikë e pa kolltuk, në Pejë të prisnim unë e ca individë, që besonim në idealin për bashkim kombëtar dhe na mashtrove”.

SBASHK-u vazhdon konsultimet për veprimet sindikale pas protestës së 4 dhjetorit, kërkon dialog me ministren Nagavci
Lexo po ashtu SBASHK-u vazhdon konsultimet për veprimet sindikale pas protestës së 4 dhjetorit, kërkon dialog me ministren Nagavci

“Duke u nisur nga këto takime pata besë dhe t’u drejtova me: ‘Po të lus si vëlla e si kryeministër, ua jep punëtorëve arsimorë, policisë, administratës, zjarrfikësve e gjithë sektorit publik nga 100 euro në muaj që ta ndalej greva’, e ti pa pasur as edhe një ndjenjë dhemshurie më the prerazi se nuk je në siklet dhe më the vazhdo grevën deri në pranverë. Kryeministër, buxhet kishe mjaft, por nuk plotësove kërkesën  modeste të mijëra punëtorëve arsimorë, të policëve dhe gjithë të punësuarve në sektorin publik. Mbase nuk na e plotësove kërkesën për 100 euro se të duheshin për dosta e për diçka tjetër”.

Një këshillë nga unë Kryeministër. Ministri yt, Murati dhe gjithë shpifësit në facebook, nuk kishin lënë akuzë e shpifje e gënjeshtër pa bërë ndaj meje dhe SBASHK-ut dhe u dola përball. Isha edhe para organeve të drejtësisë, e di këtë shpifësi Murati. Ua prezantova gjithë faktet dhe argumentet dhe unë dhe SBASHK-u jemi faqebardhë. Mos ikni nga mediat Kryeministër e as nga organet e drejtësisë përveç nëse e keni mizën në kapuç. Kryeministër, neve nuk na i dhe nga 100 euro për të blerë pak më shumë gjëra elementare, por, si duket të shkuan milionat ca andej e ca këndej”, thuhet në letrën e Jasharajt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar

Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori