LAJMI I FUNDIT:

Kroati Ivo Stier: Pres vazhdim të mbështetjes amerikane ndaj Kosovës edhe me Trumpin

Kroati Ivo Stier: Pres vazhdim të mbështetjes amerikane ndaj Kosovës edhe me Trumpin

Udhëheqësi i delegacionit të Parlamentit Evropian (PE) për marrëdhëniet me Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën, Davor Ivo Stier, ka thënë se administrata e re e ShBA-së, nuk do ta ketë në fokus Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij, prioritet i parë i administratës së re do jetë Kina dhe situata në rajonin Indo-Paqësor.

“Ata do kenë vëmendje edhe për Lindjen e Mesme dhe situatën në Detin e Zi, sidomos në agresionin rus ndaj Ukrainës. Ballkani Perëndimor në këtë moment nuk duket se është prioritet”, tha Stier në një intervistë për Klan Kosova.


Megjithatë, Ivo Stier është i besimit se do të ketë një vazhdimësi në politikën e ShBA-së kundrejt Ballkanit Perëndimor.

“Besoj që Shtetet e Bashkuara, jo vetëm që kanë qenë mbështetëse, por edhe do vazhdojnë të mbesin mbështetëse shumë e madhe e Kosovës së pavarur. Kjo është ajo që unë e kuptova nga takimet me të gjithë bashkëbiseduesit që i kisha në Uashington, javën e kaluar”.

Ndër të tjera, Ivo Stier thotë se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor, gjithnjë ka qenë më mirë kur aleatët trans-atlantikë punojnë së bashku.

“BE-ja dhe ShBA-ja, pra Komisioni i ri Evropian dhe administrata në ardhje amerikane, do kenë shumë gjëra të diskutojnë dhe shumë interesa të përbashkëta. Një nga çështjet ku ne mund të jemi të një goje është që ta mbështesim stabilitetin dhe perspektivën euro-atlantike të Ballkanit. Pres për këtë bashkëpunim. Besoj që njerëzit sikur që është Sekretari i Shtetit Marko Rubio – si dhe Mike Waltz, këshilltari për siguri kombëtare i presidentit Trump, janë njerëz të përkushtuar në Aleancën Trans-Atlantike dhe bashkëpunimi do jetë më i lehtë”, u shpreh kroati Davor Ivo Stier, udhëheqësi i delegacionit të PE-së për marrëdhëniet me Kosovën dhe BeH-në.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Zgjedhjet në Kosovë, serbët me akuza të ndërsjella për blerje votash

Zgjedhjet në Kosovë, serbët me akuza të ndërsjella për blerje votash

Lajme
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori