LAJMI I FUNDIT:

“Allegri nuk më donte në fillim, u rrahëm në zhveshore pas ndeshjes” – Bonucci zbulon disa gjëra interesante nga koha në Juventus

“Allegri nuk më donte në fillim, u rrahëm në zhveshore pas ndeshjes” – Bonucci zbulon disa gjëra interesante nga koha në Juventus

Edicioni “Fenomeni” ka nisur sërish në kanalin “Amazon Prime Video” në YouTube, format i organizuar nga Luca Toni – kampion bote i vitit 2006 dhe tani komentator për Ligën e Kampionëve – i cili do të intervistojë ekskluzivisht kampionët e mëdhenj të futbollit dhe protagonist i këtij episodi ishte Leonardo Bonucci.

Ish-mbrojtësi i Juventusit dhe aktualisht asistent teknik i Kombëtares së Italisë U-20 të drejtuar nga Bernardo Corradi, ka folur për karrierën e tij si futbollist, përvojën e tij në Juventus dhe përvojën e tij sot si trajner i ri.

Ndër temat e prekura ishte edhe ajo e marrëdhënies me Massimiliano Allegrin dhe se si erdhi një përçarje mes të dyve.


“Për mendimin tim, për atë që unë isha për Juventusin dhe për atë që bëri Allegri në pesë vitet e para, ishte një rast i humbur, pasi nuk e ndamë gjithë udhëtimin bashkë. U krijuan situata që nuk na lanë të merreshim vesh”, tregon fillimisht Bonucci.

Ai tutje tregon se si një nga bashkëpunëtorët e Allegrit, kur ky erdhi në Juventus, i kishte thënë mbrojtësit se kur luanin kundër nesh e Milani përgatiste ndeshjen drejt tij, pasi ishte i dobët, duke përdorur edhe një fjalë banale.

Tutje ai zbuloi edhe momentin kur ndodhi krisja e madhe dhe zënka mes tyre.

“Në këtë rast konkret, luhej ndeshja e kampionatit kundër Palermos, Marchisio sa ishte kthyer nga një dëmtim i madh dhe në minutën e 60-të ishte i vdekur dhe i kam thënë të ndërrohet. I thashë edhe bankinës dhe pas pesë minutash Allegri zëvendësoi Sturaron me Rincon dhe la Claudio në fushë. I bëra shenjë që Marchisio kishte vdekur”- tregon Bonucci i cili sipas tij pastaj merr dy ofendime të rënda nga Allegri.

Ylli i Juventusit kthehet në prioritet të Man Utd, por anglezët duket se janë të destinuar të dështojnë
Lexo po ashtu Ylli i Juventusit kthehet në prioritet të Man Utd, por anglezët duket se janë të destinuar të dështojnë

“Mbaron ndeshja dhe unë vrapoj në dhomën e zhveshjes, gjej Landuccin (trajner i portierëve) duke u përpjekur të më ndalojë dhe e përplas me derën e dhomës së zhveshjes. Aty u zëmë me Allegrin dhe më pas na ndanë. U përpoqa të sqarohesha, por ai u nxeh përsëri, dhe kaq. Ai donte që të largohesha nga skuadra dhe humba ndeshjen kundër Portos dhe më pas fillova të luaja sërish, por nuk ishte më njësoj”, ka treguar mbrojtësi i njohur italian.

Ai në fund sqaroi se pastaj klubi i rinovoi kontratën Allegrinit dhe se nuk kishte më vend për të, duke u larguar drejt Milanit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi

Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi

La Liga
Ancelotti po e merr mbrojtësin që ka kohë që e dëshiron te Real Madridi

Ancelotti po e merr mbrojtësin që ka kohë që e dëshiron te Real Madridi

La Liga
Arrestohet sërish Florian Marku, tani në Angli

Arrestohet sërish Florian Marku, tani në Angli

Boks
Tifozët e Liverpoolit reagojnë ndaj sjelljes së Alexander-Arnold në momentin që Tottenhami shënoi golin e fitores

Tifozët e Liverpoolit reagojnë ndaj sjelljes së Alexander-Arnold në momentin që Tottenhami shënoi golin e fitores

Premier League
Ish-lojtari dëshiron të luajë sërish nën urdhrat e Ruben Amorim - vendimi i takon Man United

Ish-lojtari dëshiron të luajë sërish nën urdhrat e Ruben Amorim - vendimi i takon Man United

Premier League
Man United hyn në garë për të transferuar 'fituesin e ardhshëm të Topit të Artë'

Man United hyn në garë për të transferuar 'fituesin e ardhshëm të Topit të Artë'

Premier League
Kalo në kategori