Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në shënim të 9 dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, sot ka filluar konferencën dy-ditore me temën “Rinia për integritet politik”. Në ditën e parë, është diskutuar rreth rolit thelbësor të të rinjve në promovimin e integritetit zgjedhor dhe forcimin e transparencës dhe llogaridhënies në Kosovë.dita
Në hapje të konferencës, Ambasadori i Suedisë, Jonas Westerlund, vlerësoi aktivizmin dhe kontributin e të rinjve në luftën kundër korrupsionit. “Korrupsioni përbën një kërcënim serioz për demokracinë. Aktivizmi qytetar bëhet thelbësor kur qytetarët angazhohen në raportimin e keqpërdorimeve”, ka thënë Ambasadori Westerlund.
Ndërkohë, Edita Mustafa-Salihi, koordinatore e programeve në KDI, nënvizoi rëndësinë e angazhimit të të rinjve në luftën kundër korrupsionit dhe përfshirjen e tyre në jetën politike përmes formave kreative, si shkrimi i editorialeve apo përdorimi i fotografisë për të pasqyruar sfidat e integritetit. Ajo gjithashtu evidentoi një sërë aktivitetesh të organizuara nga KDI gjatë këtij viti, me theks të veçantë te Akademia Kundër Korrupsionit “GO4IT,” që ka fuqizuar të rinjtë për të vepruar si agjentë të ndryshimit.
Paneli i parë i diskutimit mblodhi kandidatë të rinj për deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, theksoi se korrupsioni minon ambiciet e të rinjve dhe pengon zhvillimin e tyre. Ai vlerësoi rëndësinë e një rinie aktive, zëri i së cilës dëgjohet dhe reflektohet në proceset vendimmarrëse.
Ilirik Musliu, kandidat nga Partia Demokratike e Kosovës, ndau vizionin dhe përkushtimin e tij për angazhimin në Kuvendin e Kosovës. “Tek të rinjtë shoh energji dhe përkushtim për të ndryshuar normat shoqërore dhe institucionale. Si deputet i ardhshëm, po punoj çdo ditë për të shfrytëzuar potencialin dhe përgatitjen e rinisë në shërbim të institucioneve,” theksoi Musliu.
Nga ana tjetër, Paris Guri, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës, u ndal tek nevoja për, siç e quajti ai, rikthimin e shpresës për të ardhmen e vendit. “Sfida kryesore sot është largimi i të rinjve. Është detyrë e jona, së bashku me të gjithë, të punojmë për rikthimin e shpresës dhe ndërtimin e një shteti pa korrupsion, me arsim cilësor dhe me institucione që ofrojnë llogaridhënie,” deklaroi Guri.
Diellza Kukaj, kandidate e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, vuri theksin në faktin se Kosova ka popullsinë më të re në rajon dhe në Evropë. “Jam e vetëdijshme për përgjegjësinë që mbart kjo kandidaturë, dhe besoj fuqishëm se angazhimi im do të sjellë ndryshime pozitive. Të rinjtë mund të ndikojnë realisht vetëm duke u përfshirë drejtpërdrejt në politikë,” u shpreh Kukaj.
Në kuadër të konferencës, KDI/TIK ka ndarë çmimet për shkrimet dhe fotografitë më të mira, të cilat kanë pasqyruar luftën kundër korrupsionit dhe rëndësinë e integritetit qytetar.
Çmimet kryesore për fotografitë më të mira në fotogarën e KDI-së “Fotografo korrupsionin” e kanë fituar: Kushtrim Krasniqi – vendin e parë; Burim Mjeku – vendin e dytë; ndërsa vendin e tretë ka fituar Erand Fejzullahi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Kërcënoi Kurtin në emër të “Brigada Sever”, arrestohet një person në Zveçan
Snopçe: Ilire Dauti vazhdon të jetë kryetare e Komisionit për Punë Sociale
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025