Rreziku i braktisjes së shkollës nga nxënësit e komunitetit joshumicë në Podujevë
Dy nxënës, një vajzë dhe një djalë, pjesëtarë të komunitetit joshumicë në Komunën e Podujevës e kanë braktisur shkollën në vitin e fundit shkruan Telegrafi.
Po ashtu shqetësues është fakti se gjashtë nxënës të tjerë, tre djem dhe tri vajza, janë në rrezik të braktisjes së shkollimit për arsye të ndryshme.
Në disa prej këtyre rasteve, divorci i prindërve dhe nevoja për kujdesin e personave të sëmurë në familje ka penguar nxënësit të ndjekin me rregull shkollimin, ose ta braktisin.
Një rast tejet shqetësues është mungesa e një nxënësi të klasës së parë, i cili që nga fillimi i këtij viti nuk e ndjek shkollimin.
Zyrtarët e shkollave në Komunën e Podujevës prapa kamerave shprehen se po bëjnë çmos për t’i rikthyer këta nxënës pranë bashkëmoshatarëve të tyre, por sipas tyre, edhe kushtet e tyre ekonomike janë goxha të rënda.
Ndërkaq, familjarë të disa prej këtyre nxënësve prapa kamerave theksojnë se me mundësitë që kanë, ata u ofrojnë fëmijëve kushte të përballueshme dhe përpiqen t’i mbajnë ata të barabartë me nxënësit e tjerë.
Bajram Ilazi, koordinator i programit të edukimit në organizatën “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve”, tregon se dy qendrat e hapura në Podujevë ofrojnë kujdes, trajnime dhe mbështetje të vazhdueshme për pjesëtarët e këtyre komuniteteve.
“Është e rëndësishme ta theksojmë se braktisja e shkollimit ndodh për shkak se nxënësit e këtyre komuniteteve nuk janë në hap me bashkëmoshatarët e tyre, sidomos në mësime, për shkak se prindërit e këtyre komuniteteve nuk janë mjaftueshëm të shkolluar që t’i ndihmojnë.
Pa dyshim se hapja e këtyre dy qendrave ka ndikuar që nxënësit e komuniteteve të jenë më të rregullt në shkollë”, shton Ilazi. /Valëza Fusha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse
Kishte parë ëndërr sa ishte brenda Big Brother, Gresa ia plotëson dëshirën Vullnetin - darkojnë bashkë
Cristiano Ronaldo: Djali im më thotë se një lojtar është më i mirë se unë
"Këngëtare playback", Klajdi me akuza të forta profesionale për Rozanën, ndërhynë Gjesti: Këndon live ti, pse po rren?
A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike
Pak orë para ndeshjes së Man Cityt, shpërthen zjarri te "Etihad Stadium"
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij