Kosova dhe Rumania janë përballur tri herë deri më tani, në ndeshjet që në fillim ishin menduar të ishin spektakël i futbollit, por që nga përballja e parë nuk doli të jetë ashtu.
Në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024, Kosova veç tjerash ishte në grup edhe me Rumaninë, një shtet që nuk e njeh pavarësinë e shtetit tonë dhe bën pjesë në mesin e pesë shteteve të Bashkimit Evropian që nuk e njohin Kosovën.
Ndeshja e parë ishte paraparë të zhvillohej në “Fadil Vokrri”, më 16 qershor 2023. Se ajo ndeshje konsiderohej të ishte normale e konfirmon edhe fakti që tifozët rumunë ishin lejuar të udhëtonin në Kosovë, duke iu rezervuar një pjesë e tribunës jugore në stadium.
Në atë ndeshje, nga Rumania kishte udhëtuar tifo-grupi “Uniti sub tricolor”.
Para se të fillonte ndeshja, himni i Rumanisë ishte fërshëllyer nga një numër i tifozëve kosovarë, gjë që edhe pritej, pasi Rumania nuk e njeh Kosovën dhe, pothuajse ndaj çdo shteti që është mosnjohës i Kosovës, veprohet në këtë mënyrë në “Fadil Vokrri”, gjë për të cilën Federata e Futbollit e Kosovës shpesh paguan fatura nga komisionet disiplinore të UEFA-s, shkruan Telegrafi.
Por, ajo ndeshje, e para mes Kosovës dhe Rumanisë, mori drejtim për të keq, kur grupi i tifozëve rumunë të pranishëm në “Fadil Vokrri”, kishte filluar thirrjet “Kosova, Serbia”, madje duke bërë që forcat policore t’i largonin para përfundimit të ndeshjeve nga stadiumi.
Mediat rumune kishin konfirmuar në atë kohë që ata kishin thirrur “Kosova, Serbia”. Gjatë largimit nga stadiumi, disa tifozë rumunë kishin pranuar edhe goditje, ndërsa gjatë qëndrimit kishin hedhur disa mjete piroteknike.
Ndeshja e qershorit të vitit 2023 ishte mbyllur baras (0-0) edhe pse Kosova kishte dominuar dhe kishte shënuar një gol me Edon Zhegrovën, por që ishte anuluar nga VAR.
Por, e tëra nuk përfundoi me kaq dhe kulmi ishte në ndeshjen kthyese të zhvilluar më 12 nëntor 2023, ku Kosova u lëndua keq nga rumunët, pasi i njëjti grup tifozësh “Uniti sub tricolor”, vendosi një baner të madh në stadium ku shkruante “Kosova është Serbi”.
Pas 17 minutave lojë në kryeqytetin rumun, gjyqtari francez Willy Delajod e kishte ndërprerë lojën pasi në pjesën mbrapa njërës portë u pa baneri, ndërsa kishte edhe thirrje nacionaliste të tifozëve rumunë.
Futbollistët e Kosovës nuk pranuan ta vazhdonin lojën nën kushte të tilla dhe gjyqtari më pas udhëzoi futbollistët e të dyja kombëtareve që të kthehen në dhomat e zhveshjes.
Ndeshja kishte rifilluar pas plot 50 minutash pushim, pasi delegati i UEFA-s ia kishte tërheq vërejtjen organizatorit të mos lejonte përsëritjen e thirrjeve diskriminuese.
Në fund të pjesës së parë pasi lojtarët ishin kthyer në fushë, Kosova mbeti me 10 futbollistë, pasi Vedat Muriqi ishte përjashtuar pas dy kartonëve të verdhë. Edhe pse Dardanët ishin mbrojtur mirë deri në fund, ku madje në mesin e ndeshjes Aro Muriq priti edhe një penallti, në minuat e fundit pësuan dy herë dhe u mposhtën 2-0.
Kosova luan në garat e organizuara nga UEFA dhe FIFA që nga viti 2016, kur është pranuar dhe ajo ndeshje e 12 nëntorit 2023, ishte pritja më e keqe që i është bërë ekipit tonë në tërë këto vite, edhe pse kemi luajtur edhe kundër Qipros dhe Greqisë, po ashtu dy shtet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Liga e Kombeve dhe ndeshje e tretë mes Kosovës dhe Rumanisë. 6 shtator 2024, Kosova pret Rumaninë, e cila vinte nga një eksperiencë e bukur në EURO 2024. Rumunët fitojnë me meritë me rezultat 3-0.
Tifozët Dardanë duke kujtuar pritjen që iu bë ekipit të nëntor të para një viti, e vërshëllyen sërish himnin rumun dhe shumë shikues hynë në fushë në minutat e fundit, duke bërë që loja të ndërpritet në disa momente. Shikuesit nuk i kishin cak lojtarët rumunë, por donin përqafime me lojtarët e Kosovës.
Tifozët rumunë nuk kishte në këtë ndeshje, pasi iu ishte ndaluar pas skandalit që kishin shkaktuar një vit më parë.
Përzgjedhësi i Rumanisë, Mircea Lucescu, e pa si normale atë që ndodhi, duke mos i shtuar benzinë zjarrit, madje duke i fajësuar edhe bashkatdhetarët e vet për ngjarjet e një viti më parë.
Ndeshja e së premtes do të jetë e katërta për këto dy kombëtare, me Kosovën që kërkon fitoren e parë ndaj rumunëve.
Edhe pse luhet për vendin e parë në grup, Kosova që ka kapur formën në tri ndeshjet e fundit, kërkon fitoren e parë ndaj Rumanisë.
Kjo do të ishte shumë e rëndësishme, pasi që Kosova ka kualitet të luajë në Ligën B të Kombeve, ashtu sikurse Rumania, pasi diferencat mes tyre janë të vogla.
Pra, Kosova udhëton në një vend, ku në ditët e fundit, prej trajnerit deri tek lojtarët dhe ish lojtarët kanë kërkuar që ekipi ynë të trajtohet si duhet, me respekt, duke kërkuar që t’i jepej fund një zënke që fillimet i ka tek grupi pro serb “Uniti sub tricolor”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Besimi i klubit ndaj lojtarit i rëndësishëm” – Kalulu tregon dallimin mes Juventusit dhe Milanit
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë
"Besimi i klubit ndaj lojtarit i rëndësishëm" - Kalulu tregon dallimin mes Juventusit dhe Milanit
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez
“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje