LAJMI I FUNDIT:

Pjesëmarrësit e trazirave të 6 janarit në Capitol, presin që Trump të mbajë premtimin e faljes

Pjesëmarrësit e trazirave të 6 janarit në Capitol, presin që Trump të mbajë premtimin e faljes

Nga të gjithë mbështetësit e Donald Trump, Derrick Evans ka një arsye të veçantë për t’u kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve të nëntorit – ai shpreson se presidenti i zgjedhur do ta falë për pjesëmarrjen në trazirat e 6 janarit në Kapitolin e SHBA.

“Një falje do të ndryshojë jetën”, tha Evans, i cili ishte anëtar i legjislaturës së Virxhinias Perëndimore kur ai dhe të paktën 2,000 të tjerë sulmuan Kapitolin në 2021, transmeton Telegrafi.

Ishte pjesë e një përpjekjeje për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve në SHBA, frymëzuar nga besimi i rremë se ishte Trump, jo presidenti Joe Biden, ai që kishte fituar.


Ai arriti një marrëveshje me prokurorët duke pranuar fajësinë për çrregullime civile dhe kaloi tre muaj në burg federal në vitin 2022.

Gjatë fushatës, Trump tha vazhdimisht se do t’i falte rebelët, të cilët i ka quajtur “patriotë” dhe “të burgosur politikë”.

Por kush saktësisht do të falet – dhe kur, është ende një pyetje e hapur.

“Besoj se është njeri i fjalës”, tha Evans për BBC.

Në mars, Trump shkroi në llogarinë e tij të Truth, se një nga veprimet e tij të para si president do të ishte “lirimi i pengjeve të 6 janarit të burgosur gabimisht!”

Ai e përsëriti zotimin në një forum të Shoqatës Kombëtare të Gazetarëve të Ngjyrë në Çikago në korrik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Evropa
Rusët detyruan ushtarët ukrainas të zënë rob që të zhvishen dhe më pas i ekzekutuan

Rusët detyruan ushtarët ukrainas të zënë rob që të zhvishen dhe më pas i ekzekutuan

Evropa
Ukrainasit thonë se rusët përdorën për herë të parë një raketë balistike ndërkontinentale për të goditur Dnipron

Ukrainasit thonë se rusët përdorën për herë të parë një raketë balistike ndërkontinentale për të goditur Dnipron

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi

Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi

Evropa
Njëmbëdhjetë të arrestuar për shkak të rënies së çatisë në stacionin e trenit në Novi Sad, bllokohet ndërtesa e gjykatës

Njëmbëdhjetë të arrestuar për shkak të rënies së çatisë në stacionin e trenit në Novi Sad, bllokohet ndërtesa e gjykatës

Serbia
Kalo në kategori