LAJMI I FUNDIT:

Me cilën parti është më e afërt ideologjikisht PDK-ja dhe sa janë gjasat për qeverisje PDK-LVV, flet Vlora Çitaku

Me cilën parti është më e afërt ideologjikisht PDK-ja dhe sa janë gjasat për qeverisje PDK-LVV, flet Vlora Çitaku

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku në emisionin “Përballje” në Telegrafi me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka folur për opsionet e koalicioneve të mundshme paszgjedhore.

“Partia Demokratike e Kosovës ka hyrë në garë për të fituar zgjedhjet dhe qëllimi ynë është që t’i bindim qytetarët e Kosovës që oferta jonë është më e mira. Dhe çështjen e koalicioneve ne nuk e shohim, thjesht një shumësi numrash. Për të ndërtuar koalicion duhet të kesh një afërsi programore edhe ideologjike”, ka deklaruar ajo.


“PDK-ja me LDK-në është e afërt edhe ideologjikisht, por edhe ka orientime të ngjashme, edhe AAK-në edhe më shumë. Me Lëvizjen Vetëvendosje jemi të vetmit, e vetmja parti që nuk ka bërë deri më sot koalicion, apo ndonjë lloj marrëveshje. LDK dhe AAK qoftë në pozitë kanë bashkëpunuar me LVV, qoftë në opozitë kështu që nuk po e kuptoj pse po mundohen me sforcu aq shumë këtë temë”.

Çitaku: Qeverisja Kurti arrogante, Bedri Hamza është alternativa më e mirë për Kosovën
Lexo po ashtu Çitaku: Qeverisja Kurti arrogante, Bedri Hamza është alternativa më e mirë për Kosovën

Çitaku thotë se shpeshherë diskursi gjatë fushatës zgjedhore ndryshon, por më pas gjërat ndryshojnë.

Duke folur për darkën Kurti-Krasniqi, ajo thotë se para se të takohet Krasniqi me Kurtin, ai është takuar me Lumir Abdixhikun e edhe me Ramush Haradinajn.

“Ka ndodhur disa herë gjatë këtyre viteve që kryeministri ka ftuar takim, nuk kemi shkuar ne, por kanë shtuar të tjerët. Krejt normale është kjo, secila parti e ka identitetin e vet”, ka deklaruar tutje Çitaku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo

Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Kalo në kategori