Me fitoren në zgjedhjet e vitit 2024, Donald Trump u bë një nga vetëm dy presidentët në historinë e SHBA-së që ka shërbyer dy mandate jo të njëpasnjëshme, i dyti pas Grover Cleveland, i cili e bëri këtë në vitet 1800. Por, republikani ka bërë komente në të kaluarën duke lënë të kuptohet për një mandat të tretë në zyrë.
Një amendament në Kushtetutën e SHBA-së, e cila është ligji më i lartë i vendit, ndalon këdo të shërbejë për më shumë se dy mandate.
Por çfarë ka thënë republikani, sa e mundshme është që ai të synojë një mandat të tretë në vitin 2028 – dhe a është kjo e mundur?
A ka ndodhur më parë një mandat i tretë?
Franklin Roosevelt shërbeu si president amerikan për katër mandate nga viti 1933 deri në 1945, pasi nuk kishte asgjë në Kushtetutën SHBA-së që kufizonte numrin e mandateve të presidentit.
Më vonë, Amendamenti i 22-të kufizoi periudhën e presidencës – dy mandate nga katër vjet- pa marrë parasysh nëse ishin të njëpasnjëshme apo jo, shkruan skynews.
Kongresi e miratoi Amendamentin e 22-të dy vjet pas vdekjes së Roosevelt dhe ai hyri në fuqi nga zgjedhjet e vitit 1952, të cilat u fituan nga republikani, Dwight D. Eisenhower ndaj demokratit, Adlai Stevenson.
Që atëherë, askush nuk ka mundur të shërbejë më shumë se dy mandate, transmeton Telegrafi.
Çfarë ka thënë Trump?
Gjatë fushatës për zgjedhjet e vitit 2020, të cilat i humbi përballë Joe Bidenit, Trump filloi të përmendte idenë e një mandati të tretë.
Në një miting në muajin gusht të vitit 2020, ai u tha mbështetësve se do të fitonte zgjedhjet e ardhshme dhe më pas ndoshta do të “kërkonte edhe katër vite të tjera” sepse “ata përgjuan fushatën time”, duke iu referuar pretendimeve të pabazuara se Barack Obama kishte përgjuar bisedat para zgjedhjeve të vitit 2016.
Sipas Forbes, Trump u tha mbështetësve të tjerë se, nëse do të fitonte zgjedhjet e vitit 2020, ai do të “negocionte” një mandat të tretë, duke shtuar se kishte “të drejtën për katër vite të tjera” bazuar në “mënyrën se si na trajtuan”.
Por, në një intervistë vitin e kaluar me NBC News, Trump u pyet nëse ekzistonte ndonjë skenar në të cilin ai do të kërkonte një mandat të tretë nëse fitonte presidencën vitin e ardhshëm, për të cilën u përgjigj “jo”.
Në muajin prill të vitit 2024, ai i tha revistës “Time” se nuk “do të ishte në favor” të një mandati të zgjeruar – por, dy komente të paqarta të tij këtë vit kanë nxitur thashethemet se ai mund të provojë të kërkojë një mandat të tretë.
Një prej tyre ishte gjatë një fjalimi në Shoqatën Kombëtare të Armëve, kur ai pyeti mbështetësit nëse do të konsiderohej “me tre mandate apo me dy mandate” – megjithëse kjo duket se lidhet me pretendimet e pabazuara që duhej të kishte fituar zgjedhjet e vitit 2020, por ato ishin manipuluar kundër tij.
Një tjetër erdhi në muajin korrik, kur u tha pjesëmarrësve në një ngjarje konservatore të krishterë se nuk do të duhej të votonin më nëse ai fitonte zgjedhjet e vitit 2024, sipas CBS News.
Duke u thënë vazhdimisht që të votonin “vetëm këtë herë”, ai shtoi se “pas katër vjetësh, nuk do të keni nevojë të votoni më. Do ta kemi rregulluar aq mirë, sa nuk do të keni nevojë të votoni”.
Sky News foli me dy ekspertë për të dëgjuar mendimet e tyre mbi mundësinë që presidenti i zgjedhur të përpiqet të kandidojë për një mandat të tretë dhe mbi mundësinë e suksesit të një përpjekjeje të tillë.
Pse Trump ka pak gjasa ta provojë?
John Fortier, studiues i lartë në Institutin Amerikan të Ndërmarrjeve, thotë se komentet e bëra në ngjarjen e me komunitetin e krishterë janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe se 78-vjeçari thjesht po përpiqej të “inkurajonte komunitetin e krishterë, i cili ndonjëherë është i ngurruar, të votojë në këto zgjedhje”.
“Trump, si president, do të ishte në gjendje t’i adresonte shqetësimet e tyre aq shumë sa nuk do të kishte rëndësi nëse ata do të zgjidhnin të votonin në zgjedhjet e ardhshme”, shpjegon ai.
“Kjo nuk ishte një shenjë që republikani do të anulonte zgjedhjet e ardhshme apo që do të përpiqej të shërbente përtej mandatit të tij të dytë”, shtoi Fortier.
Duke ofruar arsye pse Trump ndoshta nuk do të synojë një mandat shtesë, Fortier thekson se presidenti i zgjedhur ka treguar më parë se nuk do të kishte kandiduar sërish në vitin 2028 po të kishte humbur këto zgjedhje, duke shtuar se ai ka shprehur një ndjenjë melankolie për fushatën e tij të fundit për presidencën.
Ai thotë gjithashtu se mosha e Trumpit është një faktor.
Republikani, i cili tashmë është personi më i moshuar që është zgjedhur president, do të jetë 82 vjeç në fund të mandatit të dytë.
“Dhe tërheqja e presidentit Joe Biden është një dëshmi që populli amerikan është i ndjeshëm ndaj rënieve të lidhura me moshën dhe do të shohë me skepticizëm kandidatë tetëdhjetëvjeçarë për presidencën”, shton Fortier.
A mund ta bëjë Trump, nëse dëshiron?
Do të ishte “pothuajse e pamundur”, sipas gjyqtarit të pensionuar të Gjykatës së Komonuelthit, Joseph Cosgrove.
Ai do të duhej të ndryshonte Kushtetutën për ta bërë këtë, gjë që Cosgrove e cilëson si një “detyrë të vështirë”.
“Metoda e zakonshme kërkon që dy të tretat e të dyja dhomave, Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, të propozojnë një amendament, i cili më pas do të kërkonte miratimin e tre të katërtave të shteteve”, shpjegon ai.
“Duke marrë parasysh ndarjet jashtëzakonisht të ngushta politike në Shtetet e Bashkuara, asnjëra prej këtyre ngjarjeve nuk është e parashikueshme. Edhe nëse republikanët do të kontrollonin Dhomën dhe Senatin, shumica e tyre do të ishte aq e vogël sa që asnjë rishikim i Amendamentit të 22-të nuk mund të ndodhte në këtë klimë”, tha eksperti.
Fortier, i cili është dakord me pikat e Cosgrove, thotë se disa ekspertë ligjorë kanë sugjeruar se ekzistojnë mënyra për të shfrytëzuar disa “hapësira ligjore” për të anashkaluar kufirin e dy mandateve.
“Ata argumentojnë se Amendamenti i 22-të ndalon dikë të kandidojë për një mandat të tretë, [por] jo të shërbejë një mandat të tretë”, thotë ai.
“Dhe përmes një truku të zgjuar, një president me mandat të kufizuar mund të zgjidhet si zëvendëspresident ose të vendoset në linjën e trashëgimisë dhe pastaj të ngrihet në postin e presidentit kur ata përpara tij në linjë të japin dorëheqjen”, deklaroi Fortier.
Megjithatë, ai shton se kjo teori injoron disa amendamente dhe ligje të tjera kushtetuese që tregojnë se një zëvendëspresident ose dikush tjetër në linjën e trashëgimisë “duhet të plotësojë kushtet për t’u bërë president”.
Dhe Trump, ose dikush tjetër që ka shërbyer tashmë dy mandate si president, nuk do t’i përmbushte këto kritere falë Amendamentit të 22-të. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshon urdhërarrest për Netanyahun dhe zyrtarë të lartë të Izraelit dhe Hamasit
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Arrestohet një kontrabandist në Peru me mbi 300 tarantula të lidhura në trupin e tij
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën
Rusët detyruan ushtarët ukrainas të zënë rob që të zhvishen dhe më pas i ekzekutuan
Ukrainasit thonë se rusët përdorën për herë të parë një raketë balistike ndërkontinentale për të goditur Dnipron
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Njëmbëdhjetë të arrestuar për shkak të rënies së çatisë në stacionin e trenit në Novi Sad, bllokohet ndërtesa e gjykatës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme