Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se nën administratën e ish-presidentit amerikan Donald Trump, Ballkani do të jetë më i qëndrueshëm dhe stabil.
Ai theksoi se një qeverisje e Trump do të kishte një angazhim më të madh për stabilitetin në rajon dhe një qasje më të vendosur në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura.
“Besoj se rajoni do të jetë më stabil dhe një administratë nën udhëheqjen e Trump do të jetë më e përkushtuar për stabilitetin në rajon. Do të ketë një vazhdimësi dhe një vendosmëri për të shtyrë përpara disa çështje të pambyllura në Ballkan,” tha Hoxhaj për A2CNN.
Tutje shtoi se përkushtimi i SHBA-ve ndaj Ballkanit është i domosdoshëm dhe se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrijë një epilog të favorshëm për qytetarët e Kosovës dhe shqiptarët në rajon. Hoxhaj theksoi gjithashtu se anëtarësimi i Kosovës në NATO duhet të jetë prioritet.
Në një analizë të hollësishme mbi të ardhmen e Kosovës dhe gabimet e qeverisë aktuale të udhëhequr nga Albin Kurti, Hoxhaj shprehu bindjen se Trump do të mbyllte çështjet e mbetura pezull në Kosovë brenda mandatit të tij. Ai përmendi edhe projektin 20/25 të hartuar nga njerëzit pranë Trump, që përfshin prioritetin e anëtarësimit të Kosovës në NATO, një hap që, sipas tij, do të krijonte një balancë të qëndrueshme në raport me Serbinë dhe rajonin.
Hoxhaj përmendi gjithashtu ndikimin që situatat politike në Evropë, si kriza në qeverinë gjermane dhe situata në Francë, mund të kenë mbi dialogun Kosovë-Serbi dhe theksoi rëndësinë e një partneriteti të fortë amerikano-evropian.
Një qeveri e përgjegjshme në Kosovë, sipas tij, mund të jetë faktor kyç për përmbylljen e dialogut me njohje të ndërsjellë.
Në lidhje me çështjen e krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Hoxhaj u shpreh se kjo nuk duhet të ndodhë pa siguruar njohjen e Kosovës nga Serbia.
Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në NATO do të ishte ndëshkimi më i mirë për Serbinë pas sulmit terrorist në Banjskë.
“Dëmi më i madh që qeveria Kurti i ka shkaktuar Kosovës është dështimi për të përmbyllur dialogun me administratën Biden, duke humbur kështu një mundësi historike. Mënyra më e mirë për të ndëshkuar Serbinë për agresionin e 24 shtatorit është anëtarësimi i Kosovës në NATO, që do të përbënte prioritetin më të lartë,” u shpreh Hoxhaj, duke theksuar se me një administratë të përkushtuar ndaj Ballkanit, Kosova duhet të kërkojë mbështetje për nënshkrimin e një plani veprimi me NATO-n dhe për të siguruar një udhërrëfyes drejt anëtarësimit, duke parandaluar kështu një rikthim të hegjemonisë serbe në rajon.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje