(E plotësuar) Policia e Shkodrës ka dhënë njoftim zyrtar në lidhje me atentatin e ndodhur në zonën e Dobraçit, mesditën e së mërkurës.
Sipas informacioneve paraprake të policisë ngjarja ndodhi rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip ‘Benz”, në lëvizje, me të cilin qarkullonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati.
Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën Hamza Lici dhe është plagosur rëndë Arlind Bushati.
Automjeti që udhëtonin Lici dhe Bushati, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte çifti i bashkëshortëve, Bashkim dhe Flutura Basha. Kjo e fundit ka ndërruar jetë, ndërsa Bashkim Basha ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”.
Viktimat ishin shënjestrat e atentatit. Ata ndodheshin bashkë në një automjet tip “Benz” dhe janë qëlluar në lëvizje, raporton A2 CNN.
“Atentat me dy të vrarë në afërsi të ish-‘5 Heronjve’. Dy persona dyshohet se janë plagosur në mënyrë aksidentale, ndërsa atentati ka pasur për objektiv dy persona të tjerë që kanë qenë në një automjet. Kanë filluar të gjuajnë me armë zjarri në drejtim të mjetit në lëvizje”, raporton gazetari i A2 CNN.
Forca të shumta policie dhe disa ambulanca ndodhen në vendngjarje dhe grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur atentatin me 2 të vdekur.
Më herët mediat në Shqipëria kanë raportuar se në sulmin e armatosur janë vrarë katër persona dhe një i plagosur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje