LAJMI I FUNDIT:

Praktika profesionale në Coca-Cola HBC Kosova, mundësi e shkëlqyer për karrierë – studentët e UBT-së i ndajnë përvojat e punës për kompaninë globale  

Praktika profesionale në Coca-Cola HBC Kosova, mundësi e shkëlqyer për karrierë – studentët e UBT-së i ndajnë përvojat e punës për kompaninë globale  

Dhjetë studentë të Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), njërit nga universitetet më të mëdha në Kosovë, e kanë përfunduar së fundi praktikën profesionale dy-mujore të tyre në Coca-Cola HBC Kosova, duke u përgatitur profesionalisht për tregun e punës.

Përmes kësaj praktike, studentët kanë fituar njohuri dhe shkathtësi profesionale që janë ofruar nga ekspertë prej departamenteve të ndryshme të Coca-Cola HBC Kosova, duke përfshirë shitjen, burimet njerëzore, marketingun dhe çështjet e korporatave.

Milaim Berisha është njëri nga studentët që e kanë përfunduar me sukses praktikën në Coca-Cola HBC Kosova, ndërsa për të kjo ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme.

“Gjatë tërë praktikës sime, më janë caktuar detyra të ndryshme që ma kanë mundësuar që t’i zhvilloja shkathtësitë dhe njohuritë e mia në fushat siç janë operacionet, marketingu dhe puna ekipore. Krahas kësaj, kam mundur të vëzhgoja dhe mësoja nga profesionistë me përvojë, të cilët kanë qenë përherë të gatshëm qa ta ndanin ekspertizën e tyre dhe të jepnin udhëzime. Në përgjithësi, përvoja ime në Coca-Cola HBC Kosova ka qenë e paçmueshme dhe jo vetëm që më ka ndihmuar që të fitoj shkathtësi dhe vetëbesim, por edhe më ka dhënë njohuri më të thella për industrinë dhe operacionet e kësaj kompanie, tha Berisha.

Melissa Ruhani, një tjetër studente, tha se njohuritë që i ka fituar gjatë kësaj praktike do t’i ndihmojnë shumë në karrierën e ardhshme të saj.

“Përvoja ime ka qenë shumë pozitive. Kjo kompani e ofron një mjedis dinamik dhe mbështetës të punës, në të cilin unë jam ndjerë e vlerësuar dhe e inkurajuar që t’i zhvilloja shkathtësitë e mia. E kam pasur mundësinë që të bashkëpunoja me një ekip të shkëlqyer, i cili më ka ndihmuar që të përmirësohem profesionalisht”, theksoi Ruhani.

Venera Kamberaj, People and Culture ManagerCoca-Cola HBC Kosova, është po ashtu e lumtur për suksesin e arritur gjatë kësaj periudhe dymujore të edukimit të sipërmarrësve të rinj.

“Ne, në Coca-Cola HBC, e marrim shumë seriozisht angazhimin e të rinjve, e veçanërisht të studentëve, në programet tona vjetore të partneritetit, duke ua ofruar atyre një program të veçantë të përfshirjes dhe zhvillimit profesional. Prandaj, sot jemi jashtëzakonisht krenarë që dhjetë studentët e parë e kanë përfunduar praktikën dhe kanë fituar njohuri dhe përvojë të vlefshme të punës në një kompani globale siç është Coca-Cola HBC. Ne e mbështesim talentin, ndërsa kjo është një mundësi e shkëlqyer që të rinjtë të njihen me një mjedis që atyre u ofron mundësi të shkëlqyeshme për zhvillim personal dhe profesional”, tha Venera Kamberaj, People and Culture Manager në CocaCola HBC Kosova. 

Marrëveshja e bashkëpunimit midis Universitetit UBT dhe Coca-Cola HBC Kosova është nënshkruar në fillim të këtij viti. 

Përderisa vitet kalojnë, Coca-Cola HBC Kosova vazhdon ta mbështesë dhe avancojë Nismën për Fuqizimin e Rinisë, duke u ofruar mbi 4000 talentëve të rinj trajnime edukative dhe njohuri të reja nëpërmjet programeve të ndryshme në kuadër të Programit për Fuqizim të Rinisë dhe duke i mbështetur mbi 30 nisma në komunitet.

 

Në trend Ekonomi

Më shumë
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak

Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori