Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar 30 ditë paraburgim ndaj dy të dyshuarve për sulmin fizik ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Prokurorja e rastit, Arlinda Nallbani Gacaferri, ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, e cila tha se si bazë e kësaj kërkese është ndikimi te dëshmitarët, mundësia e përsëritjes së rastit dhe rreziku i arratisjes.
“Prokuroria Themelore në Pejë në afatin e saj ligjor ka bërë kërkesën për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarve. Kërkesa është bazuar në tri fazat që janë paraparë në kodin e procedurës penale si është rreziku i arratisjes, ndikimi në dëshmitarë sepse në vendin ku ka ndodhë ka shumë dëshmitarë dhe ende një pjesë nuk janë intervistuar dhe pastaj ekziston edhe rreziku se të njëjtit mund ta përsërisin veprën penale për vetë faktin se shtëpia e të dëmtuarve dhe të dyshuarve nuk është shumë në largësi të madhe. Të dyshuarit dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘sulmi ndaj personit zyrtar’ dhe ‘lëndim i lehtë trupor’”, ka thënë Nallbani Gacaferri.
Ndërkaq, dy të dyshuarve Gjykata e Pejës ua ka vazhduar masën e ndalimit edhe për 48 orë. Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” zëdhënësja e kësaj gjykate Elzana Kastrati.
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ishte sulmuar fizikisht nga dy persona mëngjesin e 26 tetorit në Pejë.
“Rreth orës 08:50 është sulmuar nga persona të dyshuar kryetari i Komunës së Pejës, i cili ka pësuar lëndime trupore”, ka thënë për “Betimi për Drejtësi”, Driton Rugova, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.
Ai ka thënë se me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh të së dielës ka njoftuar për sulmin ndaj kryetarit të Pejës, duke bërë të ditur se ende nuk dihen motivet e sulmit.
Policia ka thënë se dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje,
Ndëkaq, Dukagjin Kerveshi, avokat i kryetarit të Pejës, deklaroi të shtunën për “Betimi për Drejtësi” se motivet pse besohet se kanë çuar deri te sulmi ndaj Gazmend Muhaxherit është një projekt i Komunës për furnizim me ujë për tri fshatrat Stankaj, Bogë dhe Shkrel.
Avokati Kerveshi ka thënë se sulmuesit kanë sulmuar Muhaxherin pasi nuk pajtohen me një projekt të tillë të Komunës së Pejës.
“Arsyeja e sulmit besojmë të jetë një projekt i ujit në fshatin Stankaj, ku Komuna e Pejës synon të rregullojë çështjen e ujit për fshatrat Stankaj, Boge dhe Shkrel për furnizim me ujë. Besohet se sulmuesit kishin sulmuar kryetarin Muhaxheri pikërisht për shkak te mospajtimit me një projekt të tillë të Komunës se Pejës për rregullimin e ujit të pijshëm për tre fshatrat në fjale”, deklaroi avokati Kerveshi për “Betimin për Drejtësi.
Pas sulmit, Muhaxheri publikoi një fotografi në Facebook, tha se është mirë me shëndet.
Partia e Muhaxherit, Lidhja Demokratike e Kosovës, dënoi ashpër sulmin ndaj kryetarit të Pejës, duke kërkuar që personat e dyshuar të përballen me drejtësinë.
“Sulme të tilla nuk i shërbejnë demokracisë dhe janë nxitëse në këtë periudhë. Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë, dhe veprime të tilla kërcënojnë sigurinë dhe mirëqenien e udhëheqësve tanë”, u tha në reagimin e LDK-së./BetimipërDrejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kuvendi i Kosovës zgjidh problemin me punëtorët e mirëmbajtjes së objektit
Filluan debatet profesionale për reforma në Këshillin gjyqësor në RMV, zgjidhje përfundimtare pritet deri në fund të dhjetorit
Ibrahim Dehari shkarkohet nga posti i drejtorit të Parkut Kombëtar “Mali Sharr”
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'
Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës
Katër të lënduar në aksidentin mes katër automjeteve në rrugën Veternik-Bresje
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim
Stano: Çështja e arsimit dhe shëndetësisë në veri duhet të adresohen në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët