Shpenzon 1 litër naftë për 100 km: Shitet Volkswageni i rrallë, çmimi është më i mirë se sa mendoni
Volkswagen XL1, VW më i rrallë i prodhimit, ishte kulmi i një projekti dhjetëvjeçar për të zhvilluar një veturë që do të konsumonte vetëm 1 litër naftë për 100 km.
Pavarësisht se u prezantua më shumë se 10 vjet më parë, XL1 ende duket si diçka që erdhi në një veturë kohe nga e ardhmja Sci-Fi. Në fakt, edhe Tesla duket se e ka marrë frymëzimin e dizajnit nga XL1 kur ka projektuar taksinë futuristike të robotëve Cybercab.
VW prezantoi për herë të parë modelin e saj ultra-efikas në vitin 2002, një koncept i vogël me dy vende të quajtur 1L, me peshë vetëm 290 kg. Shtatë vjet më vonë, ai prezantoi L1, një koncept tjetër me një kabinë të frymëzuar nga një avion luftarak që shërbeu gjithashtu si pararendës i XL1-së eventuale, shkruan carscoops.
Versioni i prodhimit u shfaq premierë në Motor Show në Katar në 2011. Pavarësisht se VW investoi 1 miliard euro në projekt, ata e kufizuan prodhimin në vetëm 250 njësi nga të cilët vetëm 200 u shitën për publikun me një çmim prej 111 mijë euro për model.
Duke pasur parasysh se sa pak XL1 u prodhuan, shembuj të dorës së dytë dalin rrallë në shitje, por një prej tyre sapo ka dalë në tregun e Mbretërisë së Bashkuar me një çmim të kërkuar prej rreth 84 mijë euro, që nuk është shumë duke marrë parasysh se çfarë çdo gjë shitet sot. dhe për çfarë parash.
Shitet në faqen e Piston Heads dhe është një nga 26 njësitë e vetëm në Britani të Madhe. Bëhet fjalë për një model që ishte i 148-ti nga 200 veturat e prodhuara për klientët, dhe ka përshkuar rreth 20 mijë kilometra.
Është e sigurt të thuhet se XL1 ishte shumë përpara kohës së tij, jo vetëm me fuqinë, por edhe me dizajnin. Pjesa e përparme ka drita të mrekullueshme LED gjatë ditës, dhe dyert kanë një koncept “flutur” si te superveturat. Gjithashtu, nuk ka pasqyra anësore, por kamera, gjë që ishte jashtëzakonisht e rrallë në atë kohë.
Automobili me dy ulëse fuqizohet nga një motor nafte me dy cilindra 0,8 litra me 47 kuaj/fuqi dhe një motor elektrik 27 kuaj/fuqi, duke dhënë një 68 kuaj/fuqi të kombinuar dhe 140 Nm çift rrotullues maksimal. Ky motor është i lidhur me një kuti ingranazhi me shtatë shpejtësi që transferon fuqinë në rrotat e pasme.
XL1 u harrua shpejt, pjesërisht për shkak të skandalit “Dieselgate” që shpërtheu disa vjet pas premierës së tij. Volkswagen që atëherë ka hedhur të gjitha kartat për të ardhmen e tij elektrike dhe është distancuar mjaft nga trashëgimia e tij me naftë, ku kjo veturë është një pjesë shumë e rëndësishme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMercedes-Benz me motor të ri me benzinë
Prezantohet gjenerata e re Tiguan e Volkswagen
Nga sot, të gjitha veturat e reja duhet ta kenë këto pajisje - këto vlejnë për vendet e BE-së
Vendet evropiane ku është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pallto dimërore
Volkswagen sjell Golfin e ri në autosallonet gjermane, kushton 74 mijë euro
Stili, fuqia dhe siguria në një paketë - zbuloni Dacia Duster 2025
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje