Panairi bujqësor dhe i energjisë së ripërtërishme, po vlerësohet të jetë si një nga proejktet madhore dhe transformuese me një investim prej 20.2 milionë eurosh, në partneritet me Qeverinë Gjermane dhe GIZ.
Kjo iniciativë synon të fuqizojë agroturizmin dhe ekoturizmin, duke sjellë përfitime për fermerët, sipërmarrësit dhe komunitetet rurale.
Ky panair i cili u hap të hënën, do të ofrojë mundësi të zhvillohen më shumë sektorët e lartpërmendur.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka theksuar se këto dy sektorë mund të bashkëpunojnë për të krijuar modele të qëndrueshme që rrisin prodhimin bujqësor duke ulur ndikimin mjedisor.
Ai në hapjen e këtij panairi të hënën ka shtuar se këtë vit kanë bashkuar fushat e bujqësisë dhe energjisë së ripërtërishme, të cilët i ka vlerësuar si sektorët jetik për ekonominë e Kosovës.
“Këtë vit, kemi bashkuar fushat e bujqësisë dhe energjisë së ripërtërishme, dy sektorë që jo vetëm janë jetik për ekonominë e Kosovës, por gjithashtu përbëjnë shtyllat kryesore për të ardhmen tonë të qëndrueshme. Bujqësia ka qenë gjithmonë pjesë shumë e rëndësishme e ekonomisë së Kosovës, duke siguruar jetesën për shumë njerëz dhe duke garantuar sigurinë ushqimore për popullatën tonë. Potenciali i bujqësisë për t’u zhvilluar më tej dhe për të kontribuar më shumë në BPV është ende i madh, veçanërisht nëse integrohen teknologji të reja.
Energjia e ripërtërishme në Kosovë po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme si një alternativë ndaj burimeve tradicionale si qymyri, me fokus në energjinë diellore, të erës dhe bioenergjinë Energjia e ripërtërishme nuk është më vetëm një burim plotësues;, ajo po bëhet e rëndësishme për zhvillimin tonë ekonomik dhe për qëndrueshmërinë mjedisore”, ka thënë Rafuna.
Në anën tjetër, ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se përparësi e këtij projekti është promovimi i ushqimeve bio me vlera të larta ushqyese, të cilat janë një element kryesor në agro-turizëm.
“Një projekt madhor dhe transformues, i realizuar në partneritet me Qeverinë Gjermane dhe GIZ, me një investim prej 20.2 milionë euro. Ky projekt është rezultat i një marrëveshjeje të ratifikuar në Kuvend, e cila për herë të parë në historinë e Ministrisë së Bujqësisë ka mundësuar një bashkëpunim të tillë strategjik dhe të rëndësishëm për zhvillimin e sektorit…
Projekti është një nxitje e re që do të mbështesë përpjekjet e tyre dhe do të fuqizojë ndjeshëm pozitën e tyre ekonomike, duke u dhënë mundësinë të rriten dhe të zhvillohen me ritme të reja. Me këtë projekt synohet fuqizimi i sektorit të agroturizmit dhe ekoturizmit, duke sjellë përfitime të mëdha për fermerët, sipërmarrësit dhe komunitetet rurale. Përparësi e këtij projekti është promovimi i ushqimeve bio me vlera të larta ushqyese, të cilat janë një element kryesor në agroturizëm”, ka thënë Peci.
Ndërsa, ka bërë thirrje të gjithë fermerëve dhe sipërmarrësve që të shfrytëzojnë këtë mundësi të madhe dhe të angazhohen në sesionet informuese që do të organizohen në çdo komunë të Kosovës.
I pranishëm në këtë panair ishte edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili e ka vlerësuar si mundësi të mirë hapjen e këtij panairi.
“Si panair tre ditësh është mundësi e mirë të sjellë së bashku shumë biznese, inovator e përfaqësues të bujqësisë dhe energjisë së ripërtërishme.
Shpresoj që do të kemi takime shumë takime produktive gjatë këtyre ditëve. Sot qëllimi kryesor i bashkëpunimit zhvillimor është që të mbështesim zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës dhe anëtarësimit në BE. Dy Qeveritë tona kanë fokusuar bashkëpunimin në tri fusha, e para është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, e dyta është klima dhe energjia dhe e treta është procesi i reformës administrative”, tha ai.
Ky panair i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, i cili do të jetë i hapur për tre ditë ofron mundësi për të bashkuar zhvillimet më të fundit në sektorin e bujqësisë dhe energjisë së ripërtërishme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParku i erës në Bajgorë, projekti më i madh i energjisë së ripërtërishme në Kosovë
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
Romanca në detin Adriatik me oferta ekskluzive për Shën Valentin nga Grand Blue Fafa
Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri