LAJMI I FUNDIT:

Pse Kosova nuk e fton Nazmi Gripshin, apo ndonjë lojtarë tjetër nga Shqipëria? Tregon menaxheri i Kombëtares së Kosovës

Pse Kosova nuk e fton Nazmi Gripshin, apo ndonjë lojtarë tjetër nga Shqipëria? Tregon menaxheri i Kombëtares së Kosovës

Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, ka qenë i ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” të Telegrafit.

Në vazhdën e shumë temave të cilat u diskutuan me Shalën, ndër të tjerash ai u pyet edhe për mungesën e ftesave nga ana e Kosovës për lojtarë nga Shqipëria.

Për këtë çështje, Shala tha se është i mendimit se lojtarët duhet të luajnë aty ku ka lindur, pra, duke nënkuptuar se ata që janë nga Shqipëria duhet të luajnë vetëm për Shqipërinë.


“Sepse lojtarët e Shqipërisë duhet të luajnë për Shqipërinë”, ishte shkurtimisht përgjigja e Shalës kur u pyet pse Kosova nuk fton lojtarë nga Shqipëria.

Tutje ai u pyet veçanërisht për ndonjë kontakt të mundshëm me Nazmi Gripshin i cili shkëlqeu me fanellën e Ballkanit në Superligën e Kosovës the tani të njëjtën po e bën edhe tek Astana në Kazakistan.

“Jo, hiç s’po të lo me përfundu pyetjen, sepse është lojtar i Shqipërisë. Lojtarët e Shqipërisë duhet të luajnë për Shqipërinë, lojtarët e Kosovës duhet të luajnë për Kosovën, të paktën unë besoj fuqishëm në këtë”, tha Shala.

Nëse dëshironi që ta ndiqni podcastin e plotë me mysafirin e ftuar, më poshtë gjeni linkun e YouTube.

Këtë podcast mund ta ndiqni edhe në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 18:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve Patos dhe DentFix. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti ka humbur besimin tek ylli i Real Madridit, e ardhmja e tij në dyshim

Ancelotti ka humbur besimin tek ylli i Real Madridit, e ardhmja e tij në dyshim

La Liga
Messi i kërkon drejtuesve të Inter Miamit transferimin e yllit të Barcelonës

Messi i kërkon drejtuesve të Inter Miamit transferimin e yllit të Barcelonës

La Liga
Salah po kërkon nga Liverpooli t'i plotësojnë një 'kërkesë të çmendur' nëse duan që ai të qëndrojë

Salah po kërkon nga Liverpooli t'i plotësojnë një 'kërkesë të çmendur' nëse duan që ai të qëndrojë

Premier League
Juventusit i është hakuar faqja në profilin e tyre në Twitter - ata kanë njoftuar ardhjen e lojtarit të Real Madridit

Juventusit i është hakuar faqja në profilin e tyre në Twitter - ata kanë njoftuar ardhjen e lojtarit të Real Madridit

Serie A
Interi humbi dy nga lojtarët kryesorë për derbin ndaj Juventusit

Interi humbi dy nga lojtarët kryesorë për derbin ndaj Juventusit

Serie A
Xavi drejt rikthimit në stol, spanjolli ka marrë ofertën e parë pas largimit nga Barça

Xavi drejt rikthimit në stol, spanjolli ka marrë ofertën e parë pas largimit nga Barça

Ndërkombëtare
Kalo në kategori