Ish-Zonja e Parë e ShBA-së, Melania Trump, ishte e ftuar në kanalin “The Five” të Fox News Channel për të promovuar librin e ri.
Ajo gjatë intervistës ka reflektuar ardhjen e saj në Amerikë nga vendlindja e saj Sllovenia, por ka zbuluar edhe detaje nga jeta private me bashkëshortin e saj, ish-presidentin e ShBA-së, Donald Trump, i cili po kandidon sërish për president.
Një nga drejtuesit e emisionit, Greg Gutfeld, e pyeti nëse burri i saj fle shumë, dhe ajo u përgjigj: “Ai nuk fle shumë. Ai fle, sigurisht. Ai duhet të fle”.
“A ka veshur pizhame?”, e pyeti dhe ajo duke qeshur u përgjigj: “Jo”, duke bërë që nikoqiri ta ngacmonte.
“A je ndalur ndonjëherë dhe keni menduar për jetën tuaj dhe keni pyetur veten se si keni arritur këtu? Ju erdhët në ShBA në 1996, arritët në JFK dhe më pas përfunduat në Shtëpinë e Bardhë.
Natyrisht, nuk e prisnit, ka raste kur pyet veten se si përfundove këtu?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.
“Po, një udhëtim i mahnitshëm, një histori e mahnitshme. Unë erdha nga një qytet i vogël në Slloveni dhe më pas shkova në Milano, Paris, Neë York. Asnjëherë nuk e dini se çfarë mund të ndodhë në jetë. Ne nuk e dimë të ardhmen. Nuk e di se çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm”, u përgjigj ajo.
Ish-Zonja e Parë ka shpjeguar se libri i saj përmban histori të bukura nga jeta private dhe në bisedë ka vlerësuar bashkëshortin e saj.
“Ka një personalitet të madh. Është shumë i pasionuar pas këtij vendi. Gjithçka që ai dëshiron të bëjë është ta bëjë këtë vend të sigurt në mënyrë që të gjithë të kenë një punë dhe të gëzojnë jetën familjare”, tha ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVerë ‘e majme’ për estradën kosovare: 10 milionë euro qarkullim veç për tre muaj, ATK i dënoi 329 herë
‘Raporti i Artë’: Shpallen tre meshkujt më të pashëm në botë
Fero akuza Arbenitës: Nxiti vajzën kundër meje - ajo më godiste dhe më thoshte ‘babi i keq’
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Luiz Ejlli dhe Teuta Selimi sjellin këngën e re “Lamtumirë”
Robin Krasniqi njofton se i ka vdekur babai: Më copëtove në shpirt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp