LAJMI I FUNDIT:

Zelensky: Nëse Rusia do të kishte arritur të na nënshtronte, objektivi tjetër do të ishte Ballkani

Zelensky: Nëse Rusia do të kishte arritur të na nënshtronte, objektivi tjetër do të ishte Ballkani

Në një postim në X, Volodymyr Zelensky përmblodhi përshtypjet e tij nga samiti në Dubrovnik.

“Në samitin Ukrainë-Evropa Juglindore, unë theksova rëndësinë e stabilitetit në Ballkan. Ashtu si në Evropën Lindore, ajo që ndodh në Ballkan përcakton nëse Evropa do të përballet me luftë. Kjo është arsyeja pse rezistenca e Ukrainës ndaj pushtimit rus është vendimtare për stabilitetin e rajonit”, tha presidenti ukrainas, transmeton Telegrafi.

“Ky është takimi i tretë në këtë format dhe jam mirënjohës për mbështetjen e Ukrainës dhe popullit të saj, për mikpritjen e vendeve pjesëmarrëse ndaj ushtarëve të plagosur ukrainas që shërohen në vendet e tyre dhe veçanërisht për pjesëmarrjen në samitin e paqes. Të gjitha këto vende me të vërtetë po përpiqen t’i japin fund kësaj lufte në një mënyrë të drejtë. Ne vlerësojmë marrëdhëniet midis kombeve tona që na forcojnë dhe e bëjnë botën më të qëndrueshme. Fatkeqësisht, stabiliteti po bëhet një burim i pakët. Prandaj, çdo burim sigurie për njerëzit dhe çdo burim i paqes së vërtetë në marrëdhëniet ndërkombëtare është i çmuar”, theksoi ndër tjera Zelensky.


Ajo çfarë bëri bujë në këtë samit edhe se Zelensky bëri të ditur se nëse Rusia do të kishte arritur të pushtonte Ukrainën dhe të kërcënonte të gjithë Evropën Lindore, Moska do të kishte cak Ballkanin ose vendet Baltike.

“Nëse Rusia do të kishte arritur të pushtonte vendin tonë dhe të kërcënonte të gjithë Evropën Lindore, nuk ka dyshim se rajoni tjetër që Moska do të përdorte për të destabilizuar Evropën do të ishte Baltiku ose Ballkani. Ne ndajmë një interes të përbashkët për të siguruar që Rusia të mos ketë forcën për të vazhduar agresionin e saj apo të ndërhyjë në punët e kombeve të tjera”, shkroi ndër të tjera Zelensky. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori