LAJMI I FUNDIT:

Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon zgjidhje për Kontratën Kolektive, këto janë humbjet financiare

Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon zgjidhje për Kontratën Kolektive, këto janë humbjet financiare

Kontrata Kolektive dhe Strategjia Kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar” ishin ndër temat për të cilat u diskutuan në takimin e mbajtur ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe ministrit e Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe kryetarët e komunave.

Në këtë takim u kërkua zgjidhje e menjëhershme nga qeveria aktuale sa i përket Kontratës kolektive, për çka u theksuan dëmet që po u shkaktohen komunave si pasojë e obligimeve të dala nga Kontrata Kolektive.

Përveç kësaj, nga pushteti u diskutua rreth problematikës me qentë endacak.


Kryeministri Kurti tha se çështja e qenve endacak po rëndohet çdo herë e më shumë, për çka u bëri thirrje komunave që bashkë me ministritë e linjave të përcaktojnë lokacionet për tu ndërtuar qendrat për trajtimin e tyre të përkohshëm.

Ai tha se qeveria e Kosovës është e gatshme që të bashkëfinancojë për këtë projekt.

Kurti potencoi se komunat duhet të vazhdojnë fushatën e tyre për kastrimin, vaksinimin dhe sterilizimin e qenve endacak.

“Është një çështje e cila është bërë më e rëndë me kalimin e kohës. Kjo është e qenve endacak, përkatësisht menaxhimi efikas i cili kërkon koordinim të plotë të dy niveleve. duhet të kuptojmë që ministritë e linjës dhe komunat duhet të përcaktojnë vend lokacionet për ndërtimin e qendrave të trajtimit të përkohshëm. Komunat duhet të vazhdojnë fushatën me kastrim, sterilizim dhe vaksinim si dhe të menaxhojnë shitjen e mbarështimin e pakontrolluar, duke i dhënë fund luftërave me qenë…Qeveria është e gatshme të bashkë financoj bazuar në nevojat reale duke i siguruar qytetarët nga sulmet e qenve endacak të cilët janë bërë lajme gati të përditshme në vendin tonë”, tha Kurti.

Temë diskutimi në këtë takim ishte edhe “Ndërlidhja e qytetarit me adresë zyrtare”, për çka Kurti tha se ky projekt do të lehtësojë proceset e regjistrimit të adresave, do të rrisë sigurinë dhe do të ndihmojë planifikimin e qëndrueshme të komunave.

“Ky projekt synon përmirësimin e administratës publike dhe shërbime për qytetarët, duke krijuar adresa unike dhe zyrtare. Kjo do të lehtësojë proceset e regjistrimit të adresave, do të rrisë sigurinë dhe do të ndihmojë planifikimin e qëndrueshme të komunave”, potencoi Kurti.

Ndër të tjera, shefi i ekzekutivit theksoi se duhet fuqizuar bashkëpunimi me komuna pasi kjo ndikon në interesin e qytetarëve dhe shtetit.

Përveç kësaj, ai u bëri thirrje kryetarëve të komunave që të fillojnë me sistemin e arsimit dual, pasi disa prej tyre ende nuk kanë filluar.

Po ashtu edhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi tha se problematika e qenve endacak kërkoj qasje të shpejtë dhe reagim institucional.

“Dua të ndalem te strategjia për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar e cila është e miratuar në qeveri bashkë me planin e veprimit, e cila ndonëse nuk është për nga specifika tema që nuk duket më e rëndësishmja. Mirëpo, në shumë anketa me qytetarë problemi i qenve endacak del si një nga preokupimet kryesore të tyre, e cila kërkon qasje të shpejtë dhe reagim institucional. Strategjia kombëtare është hartuar dhe aprovuar në vitin 2022 dhe bartës kryesor të saj janë komunat, duke u bazuar në kompetencat dhe obligimet ligjore , që komunat kanë për të kontrolluar numrin e qenve me dhe pa pronar”, potencoi Kransiqi.

Ndërkaq, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu theksoi dëmet e shkaktuara financiare nga kontratat kolektive.

Ai tha se komunat e Kosovës po sfidohen me jostabilitet financiar dhe se kërkoi nga kryeministri Kurti zgjidhje të menjëhershme për obligimet që dalin nga kontratat kolektive.

Aliu potencoi se për shkak të kësaj, komunat e Kosovës kanë humbur rreth 115 milionë euro të buxhetit komunal.

Ai kërkoi nga qeveria e Kosovës që të bëjë mbulimin e plotë të shpenzimeve në kuadër të kontratave kolektive për vitin 2025 dhe viteve në vazhdim përmes kornizës afatmesme.

Përveç kësaj, Aliu kërkoi që mjetet e humbura të rimbursohen.

“Komunat e Kosovës tash e sa vite po sfidohen në çdo ditë të punës së tyre me jostabilitet financiar, pamjaftueshmëri buxhetore, pengesa e bllokada sistematike që kanë një burim, kanë një adresë, ka një emërues të përbashkët, obligimet financiare që janë si pasojë e kontratës kolektive… Qeveria e Kosovës duhet në mënyrë të menjëhershme të ndajë buxhet shtesë për komunat në proporcion me shpenzimet e kontratave kolektive si dhe të nisin procedurat ligjore e buxhetore për rimbursimin e obligimeve të paguara deri më tani nga komunat, që për buxhetet komunale paraqesin shifra shumë milionëshe… Deri më tani komunave të Kosovës nga arka e buxhetit komunal u janë marrë mbi 115 milionë euro, si pasojë e këtyre obligimeve të dala nga kontratat kolektive, derisa vetëm dy vitet e fundit mbi 80 milionë euro është shuma financiare e paguar nga komunat për obligimet e Kontratës Kolektive”, theksoi Aliu.

Lidhur me këtë, Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se është e pamundur që të ndahen mjete për mbulimin e shpenzimeve apo rimbursimin e tyre.

Sipas tij, për shkak të veprimeve të mëhershme nga qeveritë e kaluara, buxheti aktual nuk u lejon që të realizojnë këtë kërkesë të komunave lidhur me kontratat kolektive.

Përveç kësaj, Murati konsideroi se është e pamundur të mos bëhet bllokimi i xhirollogarive nëpër komuna për çka përmendi se ky është vendim gjyqësor i formës së prerë.

Murati e vlerësoi si enigmatike çështjen se pse ende nuk ka asnjë person përgjegjës për dëmet e shkaktuara nga obligimet e kontratave kolektive.

“Me të vërtetë është tepër problem i madh çështja e Kontratave Kolektive siç edhe e dini, u përmend që ka pasur disa herë takime, shtjellim të çështjes dhe problemit edhe propozime si të shkohet tutje. Megjithatë, çka mbetet ende enigmë është që me gjithë këto konstatime të dëmeve…deri më sot nuk ka asnjë person të vetëm që është mbajtur përgjegjës për këtë dëm të shkaktuar…U kërkua dhe rimbursimi… Është e pamundur që qeveria të ndajë mjete, sepse edhe qeveria duhet të ketë pra mjete, edhe ne duhet t’i marrim diku mjetet, ose duhet të lihet diçka keq”, theksoi Murati.

Ky është takimi i shtatë ndërmjet kryetarëve të Komunave të Kosovës dhe kryeministrit Kurti dhe ministrave. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikimi i audio-incizimeve të reja ndërmjet Kusarit dhe Radoiçiqit, Kurti: Tash do të intensifikohet lufta hibride

Publikimi i audio-incizimeve të reja ndërmjet Kusarit dhe Radoiçiqit, Kurti: Tash do të intensifikohet lufta hibride

Lajme
​PSD me aksion në Merdar, pengohen nga Policia

​PSD me aksion në Merdar, pengohen nga Policia

Lajme
U raportua se zëvendësministri Tafarshiku shkaktoi aksident në gjendje të dehur, deklarohet kryeministri

U raportua se zëvendësministri Tafarshiku shkaktoi aksident në gjendje të dehur, deklarohet kryeministri

Lajme
Kurti tregon arsyet e vizitës së sotme në Leposaviq

Kurti tregon arsyet e vizitës së sotme në Leposaviq

Lajme
Koci: Janë edhe shumë persona të tjerë të përfshirë në sulmin e Banjskës

Koci: Janë edhe shumë persona të tjerë të përfshirë në sulmin e Banjskës

Lajme
Haradinaj: Bashkëpunojmë me të gjithë, edhe me Listën Serbe, por për Kurtin kryeministër nuk bëjmë koalicion

Haradinaj: Bashkëpunojmë me të gjithë, edhe me Listën Serbe, por për Kurtin kryeministër nuk bëjmë koalicion

Politikë
Kalo në kategori