LAJMI I FUNDIT:

Asistimi i pabesueshëm i Raul Jimenez ndaj Cityt po cilësohet si më i miri i vitit

Asistimi i pabesueshëm i Raul Jimenez ndaj Cityt po cilësohet si më i miri i vitit

Manchester City mposhti Fulhamin 3-2 në Etihad të shtunën, megjithatë në këtë ndeshje u bë asistimi i vitit.

Në pjesën e parë, rezultati ishte i barabartë 1-1 me mysafirët që kaluan të parët në epërsi në minutën e 26-të të kësaj ndeshje.

Goli ishte vendimtar, por nëse jo asistimi i Raul Jimenez, ai gol dukej i pamundur.


Sulmuesi meksikan Jimenez dërgoi një pasim me takë duke fluturuar nga zona e penalltisë në portën e zbrazët.

Andreas Pereira thjesht përfundoi sulmin me një goditje të pastër me një prekje.

Asistimi tani quhet ‘asisti i vitit’ dhe nuk është e vështirë të kuptosh pse.

Shumë tifozë nëpër rrjete sociale e kanë cilësuar këtë asistim të Jimenez si më i miri i vitit së paku në Ligën Premier. /Telegrafi/