Ish-ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, ka raportuar në Komisionin Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve dhe mjeteve mësimore.
Bajrami pati përplasje me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirlinda Tishukaj, pasi kjo e fundit tha se Bajrami është ftuar në cilësinë e ish-ministres së Financave.
Për këtë, Bajrami tha se ftesën për komision e ka marrë për të raportuar në cilësinë e ish-ministres së Arsimit.
Ajo u pyet për koston e ndarë për blerjen e librave shkollor në kohën kur ajo mbante pozitën si ministre e Financave, porse Bajrami potencoi se nuk i ka këto të dhëna.
“Prapë po e them ftesën në komision e kam pasur, për të ardhur dhe për të raportuar në cilësinë e ish ministres të Arsimit. Kështu që këto të dhëna unë nuk i kam. Nëse do ta kisha ditur unë do t’i kisha nxjerrë. Po e them edhe një gjë, planifikimin e buxhetit për libra, nuk e bënë Ministria e Financave nuk e bën as sot nuk e ka bërë as në të kaluarën… Po i kthehem periudhës në të cilën kam qeverisur në ministrinë. Është data 4 shkurt deri më datën 4 qershor të vitit 2020… Ekskluzivisht gjatë kësaj periudhe jam marrë me mësimin online. Nuk më kujtohet sa kanë qenë planifikimet për libra. Gjatë periudhës sime nuk ka pasur kohë për tu furnizuar me libra sepse viti shkollor 2019-2020 veçse ka qenë i përfunduar dhe më pas e ka marrë ministri tjetër”, tha Bajrami.
Ndërkaq, deputetja nga LVV-ja, Arjeta Fejza pyeti Bajramin nëse gjatë kohës sa ishte ministre e Arsimit është diskutuar për stoqet e grumbulluara të librave nëpër shkolla. Përveç kësaj, Bajrami u pyet nëse është iniciuar ndonjë diskutim për tekst alternativ.
Lidhur me këto, Bajrami tha se nuk i kujtohet të jetë diskutuar për këto çështje.
“Mua personalisht nuk më kujtohet që kemi diskutuar, ndonjë takim lidhur me këtë…”, tha Bajrami.
Pyetje pati edhe nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu nëse ka pasur ndonjë ankesë sa i përket furnizimit me libra shkollorë gjatë kohës kur Bajrami po mbanë postin e ministres së Arsimit.
Bajrami tha se gjatë kësaj përudhe, kur ishte edhe pandemia, e vetmja çështje që është diskutuar ishte mungesa e materialit shkollor duke përfshirë lapsat dhe fletoret për nxënësit. Ajo tregoi se në kohën e pandemisë Covid-19, kishte kufizime dhe ishin të mbyllura libraritë dhe vendet e tjera alternative ku mund të blihej materiali shkollor.
“Të vetmen çështje që është diskutuar në atë kohë në MASHT ka qenë për shkak të vendimit të qeverisë për mbylljen e maketeve dhe të gjitha librarive tjera. Prindërit ankoheshin se për ta zhvilluar mësimin, fëmijët po ngelin pa material shkollor. Thoshin se nuk po kemi mundësi as të blejmë lapsa e as fletore”, theksoi Bajrami.
Përplasje mes deputetes Bajrami dhe Tishkuaj pati edhe në fund të intervistimit. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna
Aksion i policisë në katër komuna të Kosovës
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri