LAJMI I FUNDIT:

Belind Këlliçi takohet me Donald Trump: Shpresoj që foton e radhës ta bëjmë në Shqipëri

Belind Këlliçi takohet me Donald Trump: Shpresoj që foton e radhës ta bëjmë në Shqipëri

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi, u takua me kandidatin për president të SHBA, Donald Trump.

Sipas një njoftimi të PD, ky takim, i cili u zhvillua në Ryder Center, Saginaw Valley State University, u përqendrua në diskutimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-ve, si dhe mundësive për të forcuar bashkëpunimin politik ndërkombëtar.

Këlliçi thuhet t’i ketë shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e SHBA-ve në procesin e demokratizimit të Shqipërisë dhe rolin e tyre të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit rajonal.


Pavarësisht fushatës intensive, Presidenti Trump gjeti kohën për të dëgjuar mbi Shqipërinë dhe zhvillimet e fundit në të. Nga ana e tij, Presidenti Trump vlerësoi përpjekjet e Këlliçit për të sjellë ndryshime pozitive në Shqipëri dhe rajon, duke nënvizuar rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit mes vendeve dhe promovimit të vlerave të përbashkëta demokratike, thotë PD.

“Foto e vitit. Pavarësisht fushatës intensive, Presidenti Trump gjen përherë kohë për të dëgjuar për Shqipërinë dhe shqiptarët! Shpresoj që foton e radhës ta bëjmë në Shqipëri, kombin që në masë kërkon kurorëzimin e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë. Për kureshtarët: Kosto??? ZERO lekë, vetëm 1 buzëqeshje”, shkruan Belind Këlliçi në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani publikon fotografi nga darka e organizuar nga Macroni për krerët e shteteve të Frankofonisë

Osmani publikon fotografi nga darka e organizuar nga Macroni për krerët e shteteve të Frankofonisë

Lajme
Vujanoviq: Paqja dhe stabiliteti i rajonit të sigurohet nga vet shtetet e Ballkanit Perëndimor

Vujanoviq: Paqja dhe stabiliteti i rajonit të sigurohet nga vet shtetet e Ballkanit Perëndimor

Lajme
Kurti: Liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin

Kurti: Liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin

Lajme
IHMK publikon të dhënat mbi sasinë e reshjeve të fundit të shiut, njofton se cikloni

IHMK publikon të dhënat mbi sasinë e reshjeve të fundit të shiut, njofton se cikloni "Kasandra" është në dobësim

Lajme
Kurti: Mbështetjen masive që po e gëzon kjo Qeveri do të tentojnë ta minimizojnë me fushata shpifëse

Kurti: Mbështetjen masive që po e gëzon kjo Qeveri do të tentojnë ta minimizojnë me fushata shpifëse

Politikë
Rashiq: Pres që ndalesa për importin e mallrave nga Serbia të hiqet

Rashiq: Pres që ndalesa për importin e mallrave nga Serbia të hiqet

Lajme
Kalo në kategori