LAJMI I FUNDIT:

Situata në veri, komandanti i KFOR-it takon shefin e ushtrisë së Serbisë

Situata në veri, komandanti i KFOR-it takon shefin e ushtrisë së Serbisë

Komandanti i Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR), Ozkan Ulutas, zhvilloi të mërkurën një takim me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviq, në Beograd.

Në këtë takim, u diskutua mbi situatën e sigurisë në Kosovë, me fokus të veçantë në zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Mojsiloviq e përshkroi situatën si “të paqëndrueshme dhe të ndjeshme”, duke fajësuar institucionet e Kosovës për gjendjen aktuale.


Ai pretendoi se Qeveria e Kosovës po përpiqet të ndryshojë strukturën etnike në veri të vendit, një zonë kryesisht e banuar nga serbë.

Këto akuza janë hedhur poshtë nga institucionet e Kosovës, të cilat mbrojnë vendimet e tyre si të ligjshme dhe në përputhje me Kushtetutën.

Vendimet e fundit të qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele serbe në veri, të cilat konsiderohen të jashtëligjshme, kanë shkaktuar reagime të forta nga Serbia, që i ka cilësuar këto veprime si “përndjekje të serbëve”.

Reagime ka pasur gjithashtu edhe nga bashkësia ndërkombëtare, e cila ka kritikuar Kosovën për veprime të njëanshme dhe mungesë koordinimi.

Një nga masat e ndërmarra nga Policia e Kosovës ka qenë mbyllja e nëntë objekteve të Postës së Serbisë në komunat e veriut, përfshirë Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zveçanin dhe Zubin-Potokun.

Komandanti i KFOR-it, Ulutas, do të përfundojë mandatin e tij njëvjeçar në tetor dhe do të zëvendësohet nga gjeneralmajori italian, Enrico Barduani.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet politikani serb Arsenijeviq dhe një tjetër në veri të Mitrovicës

Arrestohet politikani serb Arsenijeviq dhe një tjetër në veri të Mitrovicës

Lajme
Rrëfimi i shqiptares që jeton në Izrael: Sulmi i Iranit ishte ndryshe, qëndruam në dhomat e izolimit për një orë e gjysmë

Rrëfimi i shqiptares që jeton në Izrael: Sulmi i Iranit ishte ndryshe, qëndruam në dhomat e izolimit për një orë e gjysmë

Lajme
E rrallë: Dy aeroplanë pasagjerësh fluturojnë afër njëri-tjetrit mbi hapësirën ajrore të Kosovës

E rrallë: Dy aeroplanë pasagjerësh fluturojnë afër njëri-tjetrit mbi hapësirën ajrore të Kosovës

Lajme
“Është tentuar të sabotohet”, “Politika rrezikon pjesën profesionale”, analistët flasin për gjendjen e krijuar në FSK

“Është tentuar të sabotohet”, “Politika rrezikon pjesën profesionale”, analistët flasin për gjendjen e krijuar në FSK

Siguri
Ish deputeti serb: Shefi i terroristëve të Banjskës është Vuçiq

Ish deputeti serb: Shefi i terroristëve të Banjskës është Vuçiq

Lajme
Kaosi në Kuvendin e Shqipërisë: Përjashtohen me 60 ditë deputetët e PD-së Bardhi, Noka dhe Nallbati - me 40 ditë edhe 20 të tjerë

Kaosi në Kuvendin e Shqipërisë: Përjashtohen me 60 ditë deputetët e PD-së Bardhi, Noka dhe Nallbati - me 40 ditë edhe 20 të tjerë

Lajme
Kalo në kategori