LAJMI I FUNDIT:

Shkon në ndërmjetësim lënda ndaj të akuzuarit Ajazi për kanosjen e Ramiz Lladrovcit

Shkon në ndërmjetësim lënda ndaj të akuzuarit Ajazi për kanosjen e Ramiz Lladrovcit
Foto nga arkivi

Me pajtim të palëve në procedurë, lënda ndaj të akuzuarit Muhamet Ajazi për kanosje të kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shkuar në ndërmjetësim.

Mbrojtësi i të akuzuarit Ajazi, avokati Ibrahim Shala i propozoi trupit gjykues që nëse është edhe vullneti i palës tjetër dhe me pëlqimin e prokurores së shtetit, që lëndën ta referojë në ndërmjetësim.

Propozimin e avokatit Shala e mbështeti edhe i akuzuari Ajazi.


Tutje, i dëmtuari Ramiz Lladrovci deklaroi se pajtohet me propozimin e avokatit Shala që lënda të shkojë në ndërmjetësim.

Kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Alltëne Murseli kërkoi të njoftohet kjo e fundit në afat sa më të shkurtë nëse është arritur apo jo marrëveshja e ndërmjetësimit mes palëve.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 23 janar 2023, kishte shqiptuar urdhrin ndëshkimor ndaj të akuzuarit Ajazi, të cilin e kishte dënuar me dënim me gjobë në shumë prej 300 euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Mirëpo, ky vendim ishte kundërshtuar nga i akuzuari Ajazi përmes mbrojtësit të tij avokatit Ibrahim Shala dhe gjykata ka vazhduar me shqyrtim gjyqësor.

“E ka kundërshtu përmes meje”, tha avokati Shala.

Sipas aktakuzës së ngritur më 17 janar 2023, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, me kërkesë për shqiptimin e urdhrit ndëshkimor, i pandehuri Muhamet Ajazi po akuzohet sepse më 12 nëntor 2021, në restorant “Lumi” në Komoran ka penguar kandidatin për kryetar komune në Komunën e Gllogocit tani të dëmtuarin Ramiz Lladrovcin në ushtrimin e veprimtarisë gjatë fushatës elektorale.

Aktakuza thotë se Ajazi këtë e ka bërë në atë mënyrë ku përderisa ishte duke qëndruar në restorantin e lartcekur afrohet tek dëshmitarët Ndriqim Bujupi, Lendrim Ibriqi dhe Besart Ajazi, të cilin ishin duke qëndruar në atë restorant, iu drejtohet me fjalët: “shyqyr që ka përfunduar me kaq se jau kisha q… nanën plum”, duke aluduar në tani të dëmtuarin Lladrovci, për shkak të një konflikti që i dëmtuari kishte pasur gjatë asaj fushate zgjedhore me Fatmir Dugollin i cili njëherit ishte dhe përkrahës i tij.

Me këtë Ajazi, po akuzohet se ka kryer veprën penale “Kanosja e kandidatit”, nga neni 208 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori