LAJMI I FUNDIT:

Nusja rreh vjehrrën në Shkodër, 82-vjeçarja shtrohet në spital

Nusja rreh vjehrrën në Shkodër, 82-vjeçarja shtrohet në spital

Një rast i rëndë dhune në familje u bë publik ditën e mërkurë në rrjete sociale, ku një e moshuar 82-vjeçare u dhunua nga nusja e saj 43-vjeçe në Shkodër.

Policia e Shkodrës bën me dije se ka ndaluar këtë të premte Elvira Buçin, nusen e djalit të 82-vjeçares, e cila dyshohet se e ka goditur dhe dhunuar me shkop.

E moshuara është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor me hematoma të shumta në fytyrë.


Ngjarja u bë publike nga banorët e zonës dhe fqinjët të cilët e raportuan rastin në rrjete sociale.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

“Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi shtetasen E. B., 43 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka kallëzuar vjehrra e saj 82-vjeçe, se 43-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. 82-vjeçarja po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër. (Ky rast është publikuar në media)”, njofton policia. /Telegrafi/