LAJMI I FUNDIT:

Eto’o merr meritat për suksesin e Barcelonës në Ligën e Kampionëve në vitin 2006

Eto’o merr meritat për suksesin e Barcelonës në Ligën e Kampionëve në vitin 2006

Barcelona e ka fituar titullin e tyre të dytë të Ligës së Kampionëve në vitin 2006, duke e mposhtur Arsenalin me rezultat 2-1.

Golat e shënuar nga Samuel Eto’o dhe Juliano Belletti ia siguruan titullin blaugranasve, të cilët që nga atëherë fituan edhe në vitet 2009, 2011 dhe 2015.

Përkundër faktit që kishin avantazh numerik në fushë pasi Arsenali po luante me një lojtar më pak, gjërat u përkeqësuan për Barcelonën në pjesën e dytë.


Sidoqoftë, një gol nga Eto’o bëri që të barazohej rezultati dhe tani sulmuesi kamerunas beson se ai meriton shumicën e meritave për atë sukses.

“Në 2006, pas pjesës së parë në finalen e Ligës së Kampionëve, ne po humbnim me rezultat 1-0 dhe Arsenali po luante me dhjetë lojtarë. A e dini se pse po humbasim? Sepse Ronaldinho, lojtari më i mirë, dëshironte të luante vetëm”.

“Unë mbërrita në dhomën e zhveshjes, të gjithë ishin me kokën ulur. Rijkaard ishte në anën tjetër, i humbur. Iu thashë atyre, ‘Por çfarë po bëni? Zgjohuni, unë do të shënoj, unë jam ende këtu, për çfarë keni frikë’”, ka thënë Rijkaard.

Eto’o më pas u fut në detaje të mëtejshme nga biseda që kishte pasur me Ronaldinhon.

“I thashë atij: Ronnie, ose luaj me ne ose do të ulesh në bankë. Dhe pikërisht aty e shihni lojtarin e madh. Ai na mblodhi të gjithëve së bashku dhe na kërkoi falje”, përfundoi Eto’o./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve: Kosova 0-3 Rumania

Notat e lojtarëve: Kosova 0-3 Rumania

Përfaqësuesja e Kosovës
Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania

Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania

Përfaqësuesja e Kosovës
Start dëshpërues i Kosovës në Ligën e Kombeve – mposhtet nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’

Start dëshpërues i Kosovës në Ligën e Kombeve – mposhtet nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’

Përfaqësuesja e Kosovës
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës

Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Italia nëpërkëmbë Francën, fiton edhe Belgjika

Italia nëpërkëmbë Francën, fiton edhe Belgjika

Përfaqësueset
William Gallas tregon lojtarin të cilin Arsenali është dashur ta transferojë këtë verë

William Gallas tregon lojtarin të cilin Arsenali është dashur ta transferojë këtë verë

Premier League
Kalo në kategori