LAJMI I FUNDIT:

Arsenali konsideroi lëvizjen surprizë për yllin e Ligës Premier para se të nënshkruante me Sterling

Arsenali konsideroi lëvizjen surprizë për yllin e Ligës Premier para se të nënshkruante me Sterling

Arsenali e kishte konsideruar një lëvizje befasuese për yllin e Ligës Premier para se të kompletonin transferimin e Raheem Sterling.

29-vjeçari iu bashkua ‘Topçinjve’ në huazim për pjesën e mbetur të sezonit pasi iu kumtua lajmi se nuk do të ketë hapësira në ‘Stamford Bridge.

Mikel Arteta ishte i etur për të sjellë prurje të reja në fazën ofanzive, kështu që mundësia për transferimin e një lojtari si Sterling, pa pasur nevojën për të paguar në tërësi pagën e tij, ishte një për t’u mos u humbur.


Në ditën e fundit të afatit kalimtar Arsenali kishte pasur mundësinë për të nënshkruar edhe me Kingsley Coman, por në fund vendosën për Sterling.

Sipas MailSport, sulmuesi i Brentfordit, Bryan Mbuemo, ishte në mesin e kandidatëve që po shqyrtoheshin nga bordi i Arsenalit gjatë afatit kalimtar. Mbeumo ka pasur një ndikim të madh tek Brentfordi që prej se u bë pjesë e tyre në vitin 2019, dhe shpeshherë e kishte lënë nën hije bashkëlojtarin e tij Ivan Toney.

Reprezentuesi kamerunas ka shënuar 53 gola dhe ka dhuruar 42 asistime në 203 paraqitje për Brentfordin, që do të thotë se ai ka qenë i përfshirë direkt në të paktën një gol në çdo ndeshje.

Në mungesë të Toney këtë sezon, pasi Thomas Frank nuk e llogariti si pjesë të ekipit anglezin para transferimit të tij tek Al Ahli, Mbuemo ka shënuar tre gola në po aq ndeshje./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dardanët e nisin furishëm ndeshjen: Kosovë 0-0 Rumani

Live Dardanët e nisin furishëm ndeshjen: Kosovë 0-0 Rumani

Përfaqësuesja e Kosovës
Granit Xhaka shpërthen ndaj kombëtares daneze

Granit Xhaka shpërthen ndaj kombëtares daneze

Përfaqësueset
Formacionet zyrtare, Kosovë-Rumani: Debutojnë dy ardhjet e reja tek ‘Dardanët’

Formacionet zyrtare, Kosovë-Rumani: Debutojnë dy ardhjet e reja tek ‘Dardanët’

Përfaqësuesja e Kosovës
Mediumi rumun ia fotografon Fodas fletët me taktikat e tij para ndeshjes në Ligën e Kombeve

Mediumi rumun ia fotografon Fodas fletët me taktikat e tij para ndeshjes në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pse Italia luan me fanella të kaltra pavarësisht se nuk është një ngjyrë në flamurin e tyre

Pse Italia luan me fanella të kaltra pavarësisht se nuk është një ngjyrë në flamurin e tyre

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp do të kthehet në bankinë – por ka një

Jurgen Klopp do të kthehet në bankinë – por ka një "rreng"

Bundesliga
Kalo në kategori