Mungesa e fuqisë punëtore në juglindje ka bërë që bizneset të kërkojnë punonjës nga vendet e treta.
I tillë është rasti i njërit prej lokaleve në Pazarin e Vjetër në Korçë, të cilët pjesë të stafit kanë dy kamarierë nga Gana.
26-vjeçarja Haggar dhe 30-vjeçari Courage tregojnë se puna në Shqipëri për ta është shumë fitimprurëse. Ata e nisën këtë eksperiencë me shumë paqartësi, por tashme tregojnë se ndihen të mirëpritur nga klientët ndërkohë që kërkojnë të jetojnë gjatë në vendin tonë.
“Unë jam nga Gana, vendosa ta le vendin tim dhe vij në Shqipëri. Nuk kisha dëgjuar kurrë më parë për vendin tuaj por njerëzit këtu janë shumë mikpritës, klientët më trajtojnë mirë dhe nuk jam penduar që kam ardhur. Çdo gjë shkon perfekt për mua, deri tani nuk jam zhgënjyer, pagesa, ushqimi, mënyra sesi me trajtojnë më bën të mendoj se do jetoj gjatë këtu tek ju, mbase bëhem me pasaportë shqiptare një ditë”, tha Courage Cojo, shtetas ganez.
“Erdha në Shqipëri për të marrë eksperiencë në fakt. Deri tani mendoj se çdo gjë po shkon mirë, më pëlqejnë njerëzit, më pëlqen moti. Deri sa jam e lumtur mendoj të rri gjatë këtu”, tha Haggar Asumah, shtetase ganeze.
Kristi Tako, menaxher i lokalit ku ganezët punojnë tregon se të huajt sjellin më tepër komoditet në punë, ndërkohë që të huajve u mbulohen gjithë shpenzimet ndërsa shqiptarët i mirëpresin kamarierët afrikanë.
“Menduam të sjellim një risi të re me të huajt, të ishim komode. Edhe për njerëzit është ndryshim realiteti, unë jam komod me të huajt. Pagesat janë të mira ndaj tyre u mbulojmë ushqimin e shtëpinë. Edhe shqiptarët të mirë janë por të huajt sjellin risi, sjellin komoditet, janë paqësore, punen e bëjnë shumë mirë. Është reagim pozitiv, kanë arritur e kërkojnë kamarierët. Jane bërë të famshëm në Korçë për momentin”, tha tha Kristi Tako, menaxher biznesi.
Janë më tepër se 10 biznese në Korçë të cilët kanë vendosur të punësojnë të huaj, puntorë të cilët kryesisht vijnë nga Afrika dhe vendet e Magrebit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje