LAJMI I FUNDIT:

Guardiola tregon tre lojtarë që mund të zëvendësojnë Haalandin te Man City

Guardiola tregon tre lojtarë që mund të zëvendësojnë Haalandin te Man City

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka emëruar tre futbollistë që mund të zëvendësojnë sulmuesin norvegjez Erling Haaland.

Norvegjezi ka shënuar tashmë katër gola në dy xhirot hapëse të Ligës Premier këtë sezon dhe ka arritur numrin e 94 golave ​​në 101 ndeshje për klubin.

Këtë sezon, ai është i vetëm në krye të sulmit të Citizens që kur Julian Alvarez u largua nga klubi për t’iu bashkuar Atletico Madridit dhe megjithëse ata po konkurrojnë në të gjitha frontet, ata nuk pritet të sjellin një sulmues të ri deri në fund të afatit kalimtar.


Guardiola beson se Phil Foden, James McAtee dhe Ilkay Gundogan mund të zëvendësojnë norvegjezin në krye të sulmit të Citizens, edhe pse asnjëri prej tyre nuk është sulmues klasik.

Para ardhjes së Haaland, City luajti me një “nëntë fals” për dy sezone, dhe atë rol e plotësuan Foden, Gundogan dhe Kevin de Bruyne.

“Erling nuk mund të luajë çdo ndeshje, por Foden mund të luajë në atë pozicion si McAtee dhe madje edhe Gundogan”, deklaroi Guardiola për beIN Sports.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë deri në fund të afatit kalimtar, por mendoj se kemi një ekip cilësor në dispozicion”, shtoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola tregon tre lojtarë që mund të zëvendësojnë Haalandin te Man City

Guardiola tregon tre lojtarë që mund të zëvendësojnë Haalandin te Man City

Premier League
Transferimet e fundit të afati kalimtar veror – klubet po punojnë për të mbyllur goditjet e fundit

Live Transferimet e fundit të afati kalimtar veror – klubet po punojnë për të mbyllur goditjet e fundit

Ndërkombëtare
Chiesa i cakton Barcelonës një afat - nëse nuk mbyllet marrëveshja italiani shkon te Liverpooli

Chiesa i cakton Barcelonës një afat - nëse nuk mbyllet marrëveshja italiani shkon te Liverpooli

La Liga
Modric

Modric "u çmend" me shokët dembelë të skuadrës, Mbappe dhe Vinicius në shënjestër të kritikave

La Liga

"Së shpejti në aksion, lajmet janë të pavërteta" - kampi i Neymar reagon pas thashethemeve për kthimin në Barcelonë

Ligat tjera
Juventusi i pandalshëm në këtë fillim sezone, fitore e pastër dhe lider i vetëm në Serie A

Juventusi i pandalshëm në këtë fillim sezone, fitore e pastër dhe lider i vetëm në Serie A

Serie A
Kalo në kategori