Në kërkim të veturës së parë të Aston Martin: Ishte shitur 100 vjet më parë, asgjë nuk dihet më për këtë automjet
Aston Martin është një nga markat më të famshme në botë, por fati i veturës së tyre të parë është ende një mister.
Kjo është arsyeja pse bordi i “Aston Martin Heritage Trust” po përpiqet të gjejë veturën e zhdukur, e cila u ndërtua në vitin 1914 nga një ekip i vogël inxhinierësh të udhëhequr nga Lionel Martin dhe Robert Bamford, dhe u emërua “Coal Scuttle”.
Ky automjet u konceptua si një rival i Bugattit dhe u regjistrua si Aston Martin në 1915, megjithëse ishte më shumë një prototip se çdo gjë tjetër. Lufta e Parë Botërore ndërpreu zhvillimin e saj, pasi Bamford luftoi në Francë dhe përfundimisht u largua nga biznesi.
Vetura mori disa ndryshime gjatë asaj periudhe dhe dihet se janë përdorur të paktën dy parakolp të ndryshëm përpara, si dhe drita dhe bori të ndryshme. Për shkak të kësaj, ndoshta do të ishte e vështirë të identifikohej sot.
Pavarësisht rëndësisë së saj historike, Aston Martin e shiti veturën për 50 funte (60 euro) në vitin 1924.
Bordi thotë se ishte “një shumë e arsyeshme parash në mesin e viteve 1920, kështu që nuk ka gjasa që makina të ishte hequr menjëherë”.
Mirëpo, “pas atij momenti nuk dihet asgjë për veturën”, kanë deklaruar ata.
Mundësitë janë të pafundme, pasi modeli mund të jetë në kasollen apo garazhin e dikujt, ndoshta me një “trup” të ri. Edhe nëse do të përfundonte në plehra, pjesët mund të ishin ende diku atje, por kjo mbetet për t’u parë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMercedes-Benz me motor të ri me benzinë
Prezantohet gjenerata e re Tiguan e Volkswagen
Volkswagen sjell Golfin e ri në autosallonet gjermane, kushton 74 mijë euro
Jaguar së shpejti do të ndalojë së prodhuari vetura
Kia zbulon specifikimet teknike të modelit të ri, ai ka përmirësime në fuqi
McLaren, Ferrari dhe Porsche po sfidohen nga një kompani që prodhon makina për gara (Foto)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje