LAJMI I FUNDIT:

Më 9 shkurt zgjedhjet parlamentare, KQZ së shpejti miraton planin e aktiviteteve për organizimin e tyre

Më 9 shkurt zgjedhjet parlamentare, KQZ së shpejti miraton planin e aktiviteteve për organizimin e tyre

Më datën 9 shkurt, qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në nivel qendror.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, të premten ka njoftuar se e ka dekretuar 9 shkurtin e vitit 2025 si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta parlamentare.

Ky dekretim vjen në përputhje me afatet kushtetuese dhe ligjore që përcaktojnë periudhën brenda së cilës duhet të zhvillohen zgjedhjet e radhës.


Data 9 shkurt, nuk ishte propozuar as nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje dhe as nga partitë opozitare, LDK, PDK, dhe AAK.

Presidentja Osmani nxjerr dekretin: Zgjedhjet e rregullta parlamentare mbahen më 9 shkurt 2025
Lexo po ashtu Presidentja Osmani nxjerr dekretin: Zgjedhjet e rregullta parlamentare mbahen më 9 shkurt 2025

LVV kishte propozuar datën 2 shkurt për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, ndërsa subjektet opozitare kishin propozuar datën 26 janar.

Pas caktimit të datës së zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se do të ndërmarrin të gjithë hapat ligjor për të filluar me përgatitjen e zgjedhjeve të rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Në këtë drejtim, KQZ së shpejti do të miratojë planin e aktiviteteve për organizimin e këtyre zgjedhjeve. Vendosja e afateve dhe plani i aktiviteteve do të thotë përcaktim i saktë i kohës se kur fillon një aktivitet zgjedhor dhe koha se kur përfundon.

Këto aktivitete përfshijnë: aplikimi i subjekteve politike për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje dhe dorëzimi i listës së kandidatëve; verifikimi i përshtatshmërisë/aftësisë së kandidatëve; deklarimi i partive politike për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicionit; periudha e regjistrimit si votues jashtë Kosovës dhe votimi jashtë Kosovës; periudha për regjistrimin dhe Votimin e Personave me Nevoja të Veçanta (VNPV); periudha e fushatës zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët e certifikuar; periudha për aplikimin dhe akreditimin e vëzhguesve të zgjedhjeve dhe mediave; periudha emërimin e trupave zgjedhore (Komisionet Komunale të Zgjedhjeve dhe këshillat e Vendvotimeve) dhe trajnimin e tyre; certifikimi i Listës së Votuesve, e të tjera”, ka pohuar ai.

Zgjedhjet e fundit nacionale janë mbajtur më 14 shkurt 2021, kur Lëvizja Vetëvendosje doli e para me më shumë se 50 për qind të votave. Partia e dytë ishte PDK, e treta LDK, kurse e katërta AAK.

Ndërkaq, zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 pritet të përcaktojnë drejtimin politik të Kosovës për vitet e ardhshme, duke qenë një moment i rëndësishëm për stabilitetin dhe zhvillimin e mëtejshëm të shtetit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e axhës së Prindon Sadriut, Presidenca: Tendenca për të ndërlidhur rastin me presidenten dhe familjen e saj po rrezikon jetën e tyre

Vrasja e axhës së Prindon Sadriut, Presidenca: Tendenca për të ndërlidhur rastin me presidenten dhe familjen e saj po rrezikon jetën e tyre

Vuçiq thotë se KFOR-i i ka premtuar se nuk do të hapet njëanshëm ura e Ibrit

Vuçiq thotë se KFOR-i i ka premtuar se nuk do të hapet njëanshëm ura e Ibrit

Reagon Osmani: As unë dhe as bashkëshorti im nuk kemi njohuri e as lidhje për rrethanat që shpien në vrasjen në Ferizaj

Reagon Osmani: As unë dhe as bashkëshorti im nuk kemi njohuri e as lidhje për rrethanat që shpien në vrasjen në Ferizaj

Policia: Vrasjen në parkingun e sallës së dasmave në Ferizaj, dyshohet se e kreu një zyrtar policor

Policia: Vrasjen në parkingun e sallës së dasmave në Ferizaj, dyshohet se e kreu një zyrtar policor

KFOR-i patrullime në Leposaviq

KFOR-i patrullime në Leposaviq

Vrasja në Ferizaj, suspendohet nga puna për tri ditë edhe drejtori i ndërrimit në Policinë e Ferizajt

Vrasja në Ferizaj, suspendohet nga puna për tri ditë edhe drejtori i ndërrimit në Policinë e Ferizajt

Kalo në kategori