LAJMI I FUNDIT:

Debutimi si në ëndrra i Kylian Mbappe: Gol, trofe dhe sfida për 50 gola

Debutimi si në ëndrra i Kylian Mbappe: Gol, trofe dhe sfida për 50 gola

Nuk kishte nevojë të priste edhe gjatë. Kylian Mbappe e theu akullin që në ditën e parë, debutimi i tij me fanellën e Real Madridit. Francezi i cili luante si sulmues kryesor në sulmin e Los Blancos, gjeti rrjetën në debutimin e tij.

Ai shënoi për 2-0 për skuadrën e Carlo Ancelottit ndaj Atalantës, goli që mbylli edhe ndeshjen. Ishte fillimi i ëndrrave për yllin francez – përfshirë golin dhe trofeun, i pari evropian që ai ka arritur.

Edhe për tifozët ishte bukur, pasi ishin të etur për ta parë atë në aksion dhe Kylian nuk zhgënjeu.


Goli u shënua në minutën e 68-të në një aksion që nisi me rikuperimin e topit nga Rodrygo në krahun e djathtë. Loja arriti në krahun e majtë, ku Jude Bellingham i dha një top të ulët Mbappes që gjuajti me të parën dhe me shumë fuqi, për të gjetur këndin e sipërm. Goditje e pandalshme.

Ancelotti e ndërroi francezin në minutën e 82- të për ta futur Brahim Diazin, ndërsa ai mori dukatrokitjet e tifozëve.

Galaktiku i pestë që debuton me gol

Me këtë gol, Mbappe certifikoi një debutim të mrekullueshëm dhe u bë i pesti galaktik që shënon në debutimin e tij me Real Madridin, pas Cristiano Ronmldos, Gareth Bale, Luis Nazário da Lima Ronaldos dhe Jude Bellinghamit, të cilët gjithashtu gjetën rrjetën në ndeshjen e tyre të parë me fanellën e bardhë.

Kylian, përveç kësaj, tashmë është golashënuesi i 418-të i klubit.

Synimi për 50 gola…

Kylian Mbappe, nuk mund të ishte ndryshe, ai ishte një njeri i lumtur në fund të ndeshjes, ku fitoi edhe trofeun.

“Një natë e mrekullueshme. E kam pritur këtë moment për një kohë të gjatë, duke luajtur me këtë fanellë, me këtë logo dhe për këta tifozë. Është një moment i madh për mua. Ne gjithashtu fituam një titull dhe e dimë se është shumë e rëndësishme”.

“Këtu kemi më të mirët në të gjitha pozicionet. Jam shumë i lumtur që luaj me skuadrën që kemi. Jam i sigurt që do të përmirësohemi dhe unë do të jem i pari që do të përmirësohem”, deklaroi ai.

Kylian, për më tepër, nuk i vë tavan vetes. Tani për tani një gol në një ndeshje, por ai është i sigurt se do të vijnë edhe shumë të tjerë.

“Ne jemi Real Madridi. Nuk kemi kufi. Nëse mund të shënoj 50 gola, atëherë 50, por gjëja më e rëndësishme është të fitojmë si ekip”, përfundoi ai. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Debutimi si në ëndrra i Kylian Mbappe: Gol, trofe dhe sfida për 50 gola

Debutimi si në ëndrra i Kylian Mbappe: Gol, trofe dhe sfida për 50 gola

La Liga
Babai i Lamine Yamal, goditet me thikë në një parking, jeta e tij nuk është në rrezik

Babai i Lamine Yamal, goditet me thikë në një parking, jeta e tij nuk është në rrezik

La Liga
Luka Modric bëhet lojtari me më shumë trofe në historinë e Real Madridit

Luka Modric bëhet lojtari me më shumë trofe në historinë e Real Madridit

La Liga

"Koha e duhur të shikoj mundësi të reja në karrierën time" - Xherdan Shaqiri largohet zyrtarisht nga Chicago Fire

Ligat tjera

"E shoh Nicon dhe e kuptoj që do të jetë me ne, por nuk mund të garantoj" - Valverde flet për sulmuesin që e do Barcelona

La Liga
Cristiano Ronaldo e nis me gol dhe asistim - futet në histori të futbollit

Cristiano Ronaldo e nis me gol dhe asistim - futet në histori të futbollit

Ligat tjera
Kalo në kategori