Nga: Enkeleda Suti
Në vitet 1800, shumica e pikturave ishin kështu … duke ilustruar pamje të pikturave me lule. Ngjyra të mbytura, skena komplekse dhe shumë mitologji.
Lexo po ashtu:Erotika dhe artistët e Rilindjes
Por, në vitin 1863 erdhi diçka që ishte kaq e ndryshme, saqë shkaktoi shok, tmerr, madje edhe zemëratë. Ngjyra të zymta, si të një trupi të kalbëzuar të cilat na kujtojnë tmerrin e morgut. Fytyra e saj disi budallaqe, lëkura si kufomë, nuk ka formë njerëzore. Piktura titullohet Olimbia, dhe ajo përgjithmonë e ndryshoi botën e artit.
Edouard Manet e pikturoi Olimbinë [Olympia] në vitin 1863, kur Parisi ishte qendra kulturore e botës. Dhe, qendra e kësaj bote kulturore ishte Akademia e Arteve të Bukura.
Akademia përbëhej nga kritikët e lartë të artit të cilët adhuronin Rilindjen Italiane, piktorët e tre qind vjetëve më parë – Mikelanxhelon [Michelangelo Buonarroti], Rafaelin [Raffaello Sanzio da Urbino], Botiçelin [Sandro Botticelli] dhe Ticianin [Tiziano Vecelli or Vecellio]. Dhe, në Sallonin e Parisit, te spektakli legjendar i përvitshëm i Akademisë, ata shfaqnin vetëm artin që imitonte stilin rilindas. Për të përcaktuar se kush ia kishte dalë, kishin përcaktuar një sërë rregullash. E para dhe më e rëndësishmja, arti i madh duhet të paraqiste një mesazh moral ose intelektual. Dhe, i gjithë arti i pranueshëm i përkiste pesë kategorive të renditura sipas kapacitetit të tyre për të dhënë këto mesazhe.
Lexo po ashtu: Çfarë është arti?
Peizazhet dhe natyrat e qeta ishin në fund. Në mes ishin portretet dhe pikturat e zhanrit, kryesisht skena të çuditshme të subjekteve të varfra ose të huaja të pikturuara për të pasurit. Në krye të listës ishin pikturat historike, të pëlqyerat e Akademisë. Këto paraqitje të momenteve më të mëdha historike ose mitologjike, konsideroheshin më të mirat në dhënien e një leksioni etik apo moral. Si paraqitja e linjave të Venerës duke treguar perëndeshën e cila shfaqet në formën e saj të plotë nga oqeani, një simbol i përsosmërisë femërore dhe të dashurisë hyjnore që na çon tek grupi i dytë i rregullave.
Po aq të rëndësishme se çfarë pikturohej ishte se si pikturohej një tablo. Merrni tablonë e Lindjes së Venerës [nga Botiçeli]. Ishte një nga llojet e pikturave që pëlqente Akademia. Subjekti i saj është i idealizuar, një version më i zbukuruar i botës: e ëmbël dhe e bukur, pa qime në trup dhe një lëkurë pa të meta. Piktura ndjek rregullat e thellësisë dhe të perspektivës, që do të thotë se duket sikur mund të ekzistojë në botën reale. Dhe, skena është komplekse dhe me shtresa; aty po ndodhin shumë gjëra. Ngjyrat e saj janë si ato që mund t’i gjeni në natyrë. Ato nuk janë shumë të thella ose të ashpra. Dhe, penelatat janë të buta. Aq të buta saqë ato janë thuajse të padukshme mbi kanavacë.
Lexo po ashtu: Ndikimi i Ticianit në artin e shekullit XVI
Për një kohë të gjatë, e vetmja mënyrë për t’u bërë artist i suksesshëm ishte të ndiqje rregullat e Akademisë që e bën Olimbinë e Manetit edhe më të spikatur. Shikojeni këtë pikturë të vitit 1538, nga mjeshtri i Rilindjes, Ticiani. Ju duket e njohur? Ashtu duhet! Maneti e pikturoi Olimbinë si referencë direkte ndaj Venerës së Urbinos të Ticianit. Por, ka një arsye përse piktura e Manetit shkaktoi kaq shumë bezdi kur u var në sallon.
Si fillim, emri Olimbia ishte pseudonim i famshëm për punëtoret e seksit. Maneti e mori një pikturë të dashur, lehtësisht të dallueshme (Venera e Urbinos) dhe e “manipuloi” atë duke e zëvendësuar me një punëtore seksi në vend të perëndeshës së dashurisë dhe të fertilitetit. Nuk ka edhe aq shumë vend për punëtoret e seksit në hierarkinë e zhanreve. Por, ajo që ndryshoi gjërat, gjithashtu, ishte mënyra se si Maneti e kishte pikturuar Olimbinë.
Lexo po ashtu:Perandori arrogant: Viva México
Maneti përdori ngjyra të zymta dhe të panatyrshme që i japin Olimbisë një pamje të ftohtë dhe të ashpër. Dhe, shikoni se sa të ashpra dhe me teksturë janë penelatat e Manetit, krahasuar me ato të Ticianit. Dhe, ndryshe nga Ticiani, piktura e Manetit nuk duket sikur ekziston në një hapësirë reale. Ajo është shumë më e sheshtë dhe më pak komplekse. Dhe, përtej rregullave – të dy pikturat janë thjesht të ndryshme.
Venera është duke ndenjur. Ndërsa, Olimbia ka një qëndrim të vëmendshëm. Shërbëtoret e Venerës fusin gëzof në një sënduk, me shumë mundësi një dhuratë dasme. Shërbëtorja e Olimbisë po i sjell asaj lule, me shumë mundësi nga një nga klientët e saj të rregullt. Dhe, krahasojini duart e tyre. Njerëzit nuk i pëlqyen gishtërinjtë e tensionuar të Olimbisë. Një kritik deklaroi se ajo “po tallej me pozimin” e Venerës, me një dorë të përkulur pa turp. Ku Venera është e ngrohtë dhe ftuese, ndërsa Olimbia është e tensionuar dhe e ngurtë. Duket sikur Venera po ju fton që ta shikoni, ndërsa Olimbia përballet me ju, thuajse sikur po ju turpëron që po fusni hundët.
Lexo po ashtu: Arti politik dhe flirti me pushtetin: Shkatërrimi nuk është fundi i kulturës …
Nuk është krejtësisht e qartë se përse Akademia zgjodhi që të shfaqte pikturën rregullthyese të Manetit, por me shumë mundësi do të ketë qenë rritja e famës së Manetit. Ju mund ta shikoni ndikimin e tij qartësisht në atë që erdhi më pas. Ai e drejtoi rrugën drejt modernizimit të fundit të viteve 1800. Duke filluar me impresionistët – Monet [Claude Monet], Degas [Edgar Degas] – të cilët adoptuan prirjen e tij për temat moderne dhe penelatat e çlirëta. Por, nuk janë vetëm impresionistët ata që i detyrohen Manetit.
Më shumë sesa çdo gjë, Olimbia është prova se asnjë entitet i vetëm nuk mund të vendosë se si duhet të duket arti. Dhe, kur kthehemi pas në kohë dhe shikojmë historinë e artit, ne nuk i mbajmë mend njerëzit që ishin shumë të mirë në ndjekjen e rregullave. Kujtojmë njerëzit që i drejtuan shigjetat përpara.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëWilhelm zu Wied dhe Shqipëria në arkivat gjermane
Ateistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!
Nëntëdhjetë mijë shkrepjet e mia të Diellit: Andrew McCarthy dhe fotografia më e mirë e tij
KOLAPS
Viti 1982: Vrasja e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës
HISTORIA E NJENËS NGA ATO
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025