LAJMI I FUNDIT:

Kurteshi akuzon AKI-në, Policinë, Prokurorinë, Gjykatat e mediat për rastin e Astrit Deharit

Kurteshi akuzon AKI-në, Policinë, Prokurorinë, Gjykatat e mediat për rastin e Astrit Deharit

Lëvizja Vetëvendosje ka implikuar në rastin e Astrit Deharit, AKI-në, Policinë e Kosovës, Prokurorinë për arrestimet e aktivistëve të tyre lidhur me sulmin që kishte ndodhur ndaj Kuvendit të Kosovës më 2016.

Përfaqësuesi i këtij subjekti tha se atë kohë kishte një fushatë të egër kundër LVV-së.

“Më 4 gusht 2016, ndodh sulmi me predhë në ndërtesën e Kuvendit. Ky ishte inskenimi i të gjitha institucioneve përfshirë majën e shtetit, policinë, AKI-në, Prokurorinë e gjyqësorin, ishte inskenim për ta fajësuar LVV-në. Prej datës 5 gusht 2016 deri me 25 gusht, sipas policisë se Kosovës janë hetuar 4 persona krejtësisht të tjerë. Më 29 gusht 2016 arrestohet Astrit Dehari bashke me 5 aktivistë tjerë me akuzën për sulm ndaj Kuvendit, kjo ishte dy ditë para se të mbahej protesta kundër dekmarkacionit”, ka thënë Kurteshi.


Ai ka shtuar se arrestimi i aktivistëve të LVV-së në atë kohë u bë me urdhër politikë nga lartë.

“Me urdhër politik nga maja e shtetit te involvuar ishin AKI, Policia, Prokuroria dhe Gjykata, disa media të cilat do ti përmendim me emër. Prokurori Abdurrahim Islami para pensionimit kërkon arrestimin e aktivisteve, ndërsa urdhrin për arrestimin e tyre e lëshon gjykatësi Vehbi Kashtanjeva, po ashtu pak para pensionimit”, ka thënë Kurteshi.

Kurteshi akuzoi mediat për publikimin e incizimeve  siç tha ai të paautorizuara.

“Ka pasur pastaj edhe në media, siç ishte nxjerrja e incizimeve të paautorizuara në media, para se ti merrte Prokuroria. Ato media kanë qenë Expressi, Klan Kosova ndërsa RTK atë kohë mbulonte gjithë propagandën kundër LVV-së”, tha Kurteshi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Hapjen e urës së Ibrit duam ta bëjmë sa më parë - nuk do t’i bëfasojmë partnerët evropianë e amerikanë

Kurti: Hapjen e urës së Ibrit duam ta bëjmë sa më parë - nuk do t’i bëfasojmë partnerët evropianë e amerikanë

Dugolli: Haradinaj të kërkojë falje, bashkë me Albinin nga burgjet serbe u liruan qindra të burgosur politikë

Dugolli: Haradinaj të kërkojë falje, bashkë me Albinin nga burgjet serbe u liruan qindra të burgosur politikë

Stuhia godet Vlorën, boshatisen plazhet

Stuhia godet Vlorën, boshatisen plazhet

Hoti kritikon Kurtin: Shkon në konventën e demokratëve në SHBA e takohet me diasporën, askush nga administrata se pret

Hoti kritikon Kurtin: Shkon në konventën e demokratëve në SHBA e takohet me diasporën, askush nga administrata se pret

Tentoi ta korruptonte policin kufitar me 5 euro, çka tha në gjykatë shoferi i autobusit?

Tentoi ta korruptonte policin kufitar me 5 euro, çka tha në gjykatë shoferi i autobusit?

Qytetarët mund të votojnë 10 kandidatë për deputet, s’ka heshtje zgjedhore 48 orëshe

Qytetarët mund të votojnë 10 kandidatë për deputet, s’ka heshtje zgjedhore 48 orëshe

Kalo në kategori