Autoritetet e Kosovës nuk e kanë konfirmuar nëse çështja e funksionimit të Postës së Serbisë në Kosovë mund të diskutohet në të ardhmen në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ndonëse këtë e ka kërkuar BE-ja.
Aksioni policor i 5 gushtit, kur u mbyllën nëntë degë të Postës së Serbisë në veri të Kosovës, nxiti reagime nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që u shprehën “të zhgënjyera nga ky veprim”.
BE-ja, si ndërmjetësuese, ka thënë se kjo çështje duhet të zgjidhet përmes dialogut. Megjithatë, BE-ja nuk i është përgjigjur pyetjes se a do të kërkohet të zhvillohet ky diskutim në një datë të caktuar në rundin e ardhshëm të bisedimeve.
Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i cili është edhe kryenegociator i Kosovës në dialogun me Serbinë në një reagim të tij në Facebook, mbrojti aksionin policor duke theksuar se “Posta e Serbisë ka vepruar ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës”.
Bislimi tha se fakti që në një marrëveshje paraprake ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishte dakorduar të diskutohet për çështjen e Postës, “kjo nuk nënkupton që ndërkohë Posta e Serbisë të vijojë operimin ilegal në vend”.
“Asgjë nuk nënkupton të drejta, apo tolerim të entiteve ilegale në vend. Kjo assesi nuk mund të jetë e pranueshme dhe e lejueshme për shtetin tonë, e parimisht nuk do të duhej të ishte e pranueshme as nga ana e Bashkimit Evropian”, shkroi Bislimi.
Ndërkohë, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se aksioni për mbylljen e degëve të Postës së Serbisë në veri të Kosovës mund të ketë ndikim negativ në mundësinë e heqjes së masave ndëshkuese.
“Tani shohim më shumë hapa të njëanshëm dhe më shumë veprime të pakoordinuara. Ky, në të vërtetë, nuk është shtensionim. Kjo çon në përshkallëzim të mëtejshëm. Këtë duhet ta kuptojnë qartë ata që marrin vendime në Prishtinë”, tha Stano më 6 gusht.
Verën e kaluar, BE-ja kishte ndërmarrë disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës, përfshirë anulimin e disa takimeve në nivel të lartë.
Toby Vogel, nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, i tha Radios Evropa e Lirë se veprimi i autoriteteve të Kosovës vjen pikërisht nga konstatimi i tyre se dialogu është i pasuksesshëm.
“Kryeministri Kurti me të drejtë ka konstatuar se dialogu ka vdekur, se masat e BE-së ndaj Qeverisë së tij nuk do të hiqen dhe se nuk do të ketë pasoja për regjimin serb lidhur me sulmin në Banjskë”, tha ai.
Ai, megjithatë, paralajmëron se një “hap i tillë i pakoordinuar thellon mosbesimin e ndërsjellë [mes Kosovës dhe aleatëve perëndimorë] dhe i jep Beogradit një pretekst tjetër që të ankohet”.
“Gjithashtu, [ky hap] e ushqen narrativën se Kurti dëshiron t’ua bëjë jetën të padurueshme serbëve në Kosovë. Është e vështirë të shihet një rrugëdalje nga kjo dinamikë”, shtoi tutje Vogel.
Nga Policia e Kosovës u tha se mbyllja e këtyre degëve të Postës së Serbisë është bërë për shkak se ato po funksiononin pa licencë brenda territorit të Kosovës.
“Çfarë janë duke bërë institucionet e Kosovës është shumë normale. Ato nuk kanë pasur licencë”, tha ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, në komentin e tij për këtë aksion.
Serbia, në anën tjetër, ka thënë se veprimi është nxitje e konfliktit dhe se është bërë në kundërshtim me marrëveshjet e Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve, të arritura në Bruksel.
Ku hyn çështja e Postës së Serbisë në marrëveshjet e Brukselit?
Fjalët postë apo shërbime postare janë përmendur më pak se dhjetë herë nëpër marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dialogun për normalizim të marrëdhënieve.
Në fakt, çështja e postës apo shërbimeve postare ishte përmendur vetëm shkurtimisht në Marrëveshjen për Telekomunikacionin mes Kosovës e Serbisë.
Përmes asaj marrëveshjeje, Kosovës iu nda kodi shtetëror telefonik, si dhe u licencua një kompani telefonike që ofron shërbime në zonat me shumicë serbe në Kosovë.
“Edhe pse shërbimet postare nuk ishin pjesë e këtyre diskutimeve, të dyja palët pajtohen që t’i diskutojnë ato më vonë”, thuhet në nenin 5 të Marrëveshjes bazë mbi Telekomunikacionin, të arritur në shtator të vitit 2013.
Një plan i veprimit lidhur me këtë marrëveshje, i dakorduar më 2015, po ashtu thotë se çështja e shërbimeve postare mund të diskutohet në një fazë të mëvonshme, duke filluar nga 15 janari i vitit 2016.
Diskutimet parashiheshin të bëheshin edhe me grupe punuese që përfshinin udhëheqës të postave të të dyja shteteve.
Megjithatë, çështja e postës dhe shërbimeve postare nuk ishte më çështje diskutimi apo pjesë e ndonjë marrëveshjeje të arritur më vonë në vazhdimin e dialogut deri në ditët e sotme.
Çfarë bën Posta e Serbisë në Kosovë?
Degë të Postës së Serbisë kanë funksionuar në vazhdimësi nëpër zona të ndryshme të territorit të Kosovës, përfshirë veriun e banuar me shumicë serbe dhe zona të tilla në jug.
Përmes kësaj poste, qytetarët serbë në Kosovë marrin pagesat dhe fonde të ndryshme që ndahen për ta nga shteti i Serbisë.
Ato ofrojnë edhe shërbime të ndryshme, si: pagesat e ndryshme për shërbimet që marrin qytetarët nga institucionet paralele, që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë në Kosovë, dhe dërgesat e letrave apo dokumenteve zyrtare.
Deri më tani nuk dihet nëse do të mbyllen edhe degët e kësaj poste në pjesën jugore të vendit.
Të martën, Posta e Serbisë, ka njoftuar se Policia e Kosovës ka ndaluar, në pikën kufitare të Jarinës, dërgesat postare që po transportoheshin përmes një furgoni të linjës së rregullt nga Rashka në Serbi në Graçanicë të Kosovës. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A ka papunësi apo papunëtorë në Kosovë, prezantohen statistikat ndër vite
Lutfiu: Gjykata Kushtetuese e Serbisë legalizoi pasivizimin e adresave të shqiptarëve
Nagip Krasniqi reagon ndaj raportimeve se është i përfshirë në një video me përmbajtje eksplicite me një vajzë të mitur
"Thërriste nënë, nënë", farmacistja tregon momentet kritike të 14-vjeçarit i cili vdiq nga therja me thikë
Dy motrat dhe baxhanakët ia zhvatin mërgimtarit 300 mijë euro
Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës
Ministri Peci paralajmëron kallëzime penale për disa figura të LDK-së, nuk përjashton as Abdixhikun
Rrëfimi i Fitore Iljazit në Rose
Apeli i Posaçëm e la në burg, reagon Ilir Meta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian