LAJMI I FUNDIT:

Starmer me takimin urgjent të qeverisë zotohet t’i jap fund dhunës dhe kaosit në Mbretërinë e Bashkuar

Starmer me takimin urgjent të qeverisë zotohet t’i jap fund dhunës dhe kaosit në Mbretërinë e Bashkuar

Kryeministri britanik, Keir Starmer, do të mbajë një takim urgjent me ministra dhe zyrtarë të lartë të zbatimit të ligjit, ndërsa ai kërkon t’i japë fund dhunës në rrugë dhe sulmeve të ditëve të tëra mbi hotelet ku strehohen azilkërkuesit.

Paligjshmëria ka përfshirë vendin gjatë gjashtë ditëve të fundit pasi aktivistët e krahut të djathtë po përdorin rrjetet sociale për të nxitur zemërimin për një sulm me thikë në një klasë kërcimi që la të vdekur tre vajza dhe shumë të tjera të plagosur.

Shumë nga sulmet kanë shënjestruar emigrantët dhe myslimanët.


Së fundmi, turmat e zemëruara sulmuan dy hotele që përdoren për të strehuar azilkërkuesit, duke thyer xhamat dhe ndezur zjarr përpara se policia të shpërndante turmat dhe banorët të evakuoheshin.

Bëhet e ditur se gjatë takimit të komitetit të qeverisë për reagimin ndaj urgjencës, i njohur si Cobra, shefat e policisë dhe ministrat e qeverisë pritet të zhvillojnë një plan për t’u siguruar që dhuna të mos përsëritet, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

“Siç tha Keir, siç ka thënë çdo person i denjë, unë mendoj se këta janë banditë të së djathtës ekstreme që sulmuan disa nga njerëzit më të cenueshëm në komunitetet tona dhe nuk ka absolutisht asnjë justifikim”, tha kryebashkiau i Yorkshire, Oliver Coppard,

“Nuk mund të ketë kurrë asnjë justifikim për përpjekjen për të djegur për vdekje 200 nga njerëzit më të cenueshëm në komunitetin tonë”, shtoi ai.

Ndërkohë, Zyra e Brendshme, e cila është përgjegjëse për ligjin dhe rendin, u ka ofruar xhamive mbrojtje më të madhe nën një “proces të ri reagimi të shpejtë” të krijuar për të trajtuar shpejt kërcënimin e sulmeve të mëtejshme në vendet e adhurimit.

Ndryshe, kryeministri britanik u zotua se qeveria e tij do të bëjë “çfarëdo që duhet për t’i sjellë banditët para drejtësisë”.

“Nuk ka asnjë justifikim, asnjë, për marrjen e këtij veprimi dhe të gjithë njerëzit me mendje të drejtë duhet të dënojnë këtë lloj dhune”, tha Starmer duke shtuar se do t’i jap fund kaosit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I bllokuar në kurthin e oqeanit, çfarë po ndodh me ajsbergun më të madh në botë?

I bllokuar në kurthin e oqeanit, çfarë po ndodh me ajsbergun më të madh në botë?

Botë
Kryeministrja e Bangladeshit jep dorëheqje dhe largohet nga vendi pas javësh protesta vdekjeprurëse

Kryeministrja e Bangladeshit jep dorëheqje dhe largohet nga vendi pas javësh protesta vdekjeprurëse

Botë
Biden mbledh ekipin e sigurisë kombëtare ndërsa frika për një sulm hakmarrës iranian ndaj Izraelit rritet

Biden mbledh ekipin e sigurisë kombëtare ndërsa frika për një sulm hakmarrës iranian ndaj Izraelit rritet

Botë
Dy nga të burgosurit rusë që u liruan si pjesë e shkëmbimit të madh Lindje-Perëndim duan të kthehen në Rusi

Dy nga të burgosurit rusë që u liruan si pjesë e shkëmbimit të madh Lindje-Perëndim duan të kthehen në Rusi

Botë
Netanyahu paralajmëron Iranin që të mos sulmojë Izraelin: Do ta paguani shtrenjtë

Netanyahu paralajmëron Iranin që të mos sulmojë Izraelin: Do ta paguani shtrenjtë

Azia
Tensione në Lindjen e Mesme: Hezbollahu sulmon me dron veriun e Izraelit

Tensione në Lindjen e Mesme: Hezbollahu sulmon me dron veriun e Izraelit

Botë
Kalo në kategori