LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli synon transferimin e yllit argjentinas si zëvendësues ideal të Robertsonit

Liverpooli synon transferimin e yllit argjentinas si zëvendësues ideal të Robertsonit

Liverpooli raportohet se po bëhet gati për transferimin potencial të një lojtari i cili po shihet si zëvendësuesi ideal i Andy Robertson.

Arne Slot ende nuk ka bërë ndonjë blerje pasi ka thënë se fillimisht duhet t’i vlerësojë opsionet e tij sa i përket thellësisë së skuadrës.

Virgil Van Dijk, Trent Alexander-Arnold dhe Mohamed Salah që të gjithë do të mbeten pa kontrata verën e ardhshme pasi ka një konsensus se ‘Të Kuqtë’ kanë nevojë për ‘trupa shtesë’ para sezonit të ri.


Sipas një raportimi nga The Sun, Liverpooli ka identifikuar një lojtar i cili po vazhdon të shkëlqejë në Lojërat Olimpike për Argjentinën.

Bëhet fjalë për Julio Soler i cili ka bërë katër paraqitje në Lojërat Olimpike të Parisit, para se Argjentina të eliminohej nga Franca në gjysmëfinale dhe të jetë në dispozicion për një çmim të lirë.

Momentalisht ai luan për klubin nga elita e futbollit argjentinas Lanus, aty ku numëroi rreth 21 paraqitje gjatë sezonit 2023/2024.

Robertson dhe kolegu i tij në krahun e majtë të mbrojtjes Kostas Tsimikas, njihen si lojtarë që lëndohen shpeshherë duke sjell nevojën e një transferimi të ri.

Raportimi tutje shton se Lanus do të pranonte një ofertë prej 13 milionë eurosh për 19-vjeçarin, për të cilin mundësitë janë të mëdha që t’i bashkohet këtë verë klubit anglez./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Në Argjentinë shënohet goli i vitit, klubi thotë se e meriton çmimin 'Puskas'

Në Argjentinë shënohet goli i vitit, klubi thotë se e meriton çmimin 'Puskas'

Ndërkombëtare
Talenti i Real Madridit po kërkon largimin për shkak të konkurrencës së madhe në ekip

Talenti i Real Madridit po kërkon largimin për shkak të konkurrencës së madhe në ekip

La Liga
Fituesi i medaljes së artë u gjet duke fjetur në park pasi u ankua për kushtet 'të këqija' të fshatit Olimpik

Fituesi i medaljes së artë u gjet duke fjetur në park pasi u ankua për kushtet 'të këqija' të fshatit Olimpik

Sportet Luftarake
Atletja e njohur humbi në gjysmëfinale për shkak të një incidenti që ia pamundësoi hyrjen me kohë në stadium

Atletja e njohur humbi në gjysmëfinale për shkak të një incidenti që ia pamundësoi hyrjen me kohë në stadium

Sport
Interi dhe Juventusi po diskutojnë mundësinë e shkëmbimit të yjeve

Interi dhe Juventusi po diskutojnë mundësinë e shkëmbimit të yjeve

Serie A
Të mijtat e sekondës i dhanë fund pritjes 20 vjeçare të SHBA-ve për medalje të artë në 100 metra për meshkuj në Lojërat Olimpike

Të mijtat e sekondës i dhanë fund pritjes 20 vjeçare të SHBA-ve për medalje të artë në 100 metra për meshkuj në Lojërat Olimpike

Atletikë
Kalo në kategori