Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha se problematika e kartave të skaduara të 6 mijë votuesve të Himarës nuk i përket KQZ dhe se duhej zgjidhur më parë, jo në ditën e fundit.
Ai theksoi se nuk ka pasur një kërkesë zyrtare nga ana e partive politike që KQZ të komunikonte me përfaqësues të qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme që të lëshohej një urdhër për zgjidhjen e kësaj problematike, siç ndodhi në zgjedhjet lokale të 14 majit për të zgjatur vlefshmërinë e dokumenteve.
“Nuk ka të bëjë aspak me përgjegjësitë e KQZ, por mbetet jashtë procesit zgjedhor në themelin e vet. Janë rreth 6 mijë votues të cilët dokumenti ose u ka skaduar ose u skadon deri ditën e sotme, dua të them që gati po e njëjta shifër ka qenë edhe në zgjedhjet e kaluara, nuk kishin një dokument id të vlefshëm. Përse nuk u mor një vendim nga këshilli, këtë unë nuk mund ta them. Ne e kemi bërë këtë komunikim kur ka pasur kërkesë zyrtare nga partitë politike, s’ka pasur komunikim zyrtar, e kemi pasur informal, ngelet një çështje që është jashtë asaj sferës së përgatitjes dhe vëmendjes që duhet të ketë KQZ”, tha ai.
Tutje, ai shtoi se “nuk kemi pasur komunikim me përfaqësues të qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme sepse s’do të ishte zgjidhje kjo çështje duhej zgjidhur më parë, s’kemi pse hezitojmë, lidhet me interesin e vetë votuesve, janë ata të parët që vlerësojnë kanë apo jo interes për të pasur një mjet identifikimi. Edhe për partitë politike dhe subjekte të tjera të interesuara. Është interes që lidhet me vetë votuesit kandidatët dhe pjesëmarrësit në garë”.
Kreu i KQZ Celibashi bashkëbisedoi me anëtaret e KZAZ nr. 88. Ai u informua për problematikat e raportuara dhe si janë zgjidhur si dhe detajet teknike për ecurinë e procesit.
Pas konferencës për media, Celibashi po shkon në një takim informal me Vangjel Dulen. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje