Thulasendhrapuram, një fshat i vogël rreth 300 km nga qyteti jugor indian i Chennai (ish Madras) dhe 14,000 km nga Uashingtoni DC, është vendi nga ishin gjyshërit nga nëna e Kamala Harris.
Dhe qendra e fshatit aktualisht po shfaq me krenari një flamur të madh të zonjës Harris, 59 vjeçe.
Lutje të veçanta po bëhen për suksesin e saj – zonja Harris dhe emrat e gjyshit të saj nga nëna janë në listën e donatorëve për tempullin e fshatit – dhe ëmbëlsirat po shpërndahen gjithashtu.
Fshatarët kanë vëzhguar nga afër garën presidenciale në SHBA pas tërheqjes së Joe Biden dhe ngritjes së zonjës Harris si kandidate e mundshme.
“Nuk është një arritje e lehtë të jesh aty ku ajo ka arritur në vendin më të fuqishëm në botë”, thotë Krishnamurthi, një menaxher banke në pension, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
“Ne jemi vërtet krenarë për të. Dikur indianët sundoheshin nga të huajt, tani indianët po udhëheqin kombe të fuqishme”.
Ekziston edhe një ndjenjë krenarie, veçanërisht tek gratë.
Ata e shohin zonjën Harris si një prej tyre, një simbol i asaj që është e mundur për gratë kudo.
“Atë e njohin të gjithë, madje edhe fëmijët. Motra ime, nëna ime – kështu i drejtohen asaj”, tregon Arulmozhi Sudhakar, një përfaqësues i organit lokal të fshatit.
“Ne jemi të lumtur që ajo nuk i ka harruar rrënjët e saj dhe shprehim lumturinë tonë”.
Gëzimi dhe spektakli është një kujtesë sesi fshatarët dolën në rrugë me fishekzjarre, postera dhe kalendarë kur zonja Harris u bë zëvendëspresidente.
Kishte një festë komunale ku qindra njerëz shijuan pjatat tradicionale të Indisë së Jugut, të cilat sipas një prej të afërmve të zonjës Harris, janë ndër ushqimet e saj të preferuara.
Rrënjët indiane
Zonja Harris është vajza e Shyamala Gopalan, një studiuese e kancerit të gjirit, e cila erdhi nga shteti jugor i Tamil Nadu, përpara se të shpërngulej në SHBA në vitin 1958.
Prindërit e Gopalan ishin nga Thulasendhrapuram.
“Nëna ime, Shyamala, erdhi në SHBA vetëm nga India në moshën 19-vjeçare. Ajo ishte një forcë – një shkencëtare, një aktiviste për të drejtat civile dhe një nënë që ngjallte një ndjenjë krenarie te dy vajzat e saj”, tha zonja Harris në një postim në rrjetet sociale vitin e kaluar.
Zonja Harris vizitoi Chennai me motrën e saj Maya pasi nëna e tyre vdiq dhe zhyti hirin e saj në det sipas traditave hindu, sipas një raporti në gazetën Hindu.
Zonja Harris vjen nga një familje me arritje të larta. Xhaxhai i saj nga nëna Gopalan Balachandran është një akademik.
Gjyshi PV Gopalan, u ngrit për t’u bërë një burokrat indian dhe ishte një ekspert për zhvendosjen e refugjatëve.
Ai gjithashtu shërbeu si këshilltar i presidentit të parë të Zambisë në vitet 1960.
“Ajo (Kamala) ka qenë një figurë e spikatur për një kohë të gjatë. Nuk është një surprizë e madhe…”, tha R Rajaraman, një profesor i fizikës teorike në Universitetin Jawaharlal Nehru të Delhi dhe një shok klase i nënës së zonjës Harris.
Prof Rajaraman thotë se ai humbi kontaktet me Shyamala, por e takoi atë përsëri në mesin e viteve 1970, kur ai udhëtoi në SHBA dhe takoi zonjën Gopalan në Berkeley.
Por kthehemi në Thulasenhrapuram, ku fshatarët po presin shpalljen e kandidaturës së saj së shpejti.
“Chithi i Kamalas (motra më e vogël e nënës) Sarala viziton rregullisht këtë tempull. Në vitin 2014 ajo dhuroi 5,000 rupi (60 dollarë) në emër të Kamala Harris”, tha Natarajan, prifti i tempullit.
Dhe Natarajan është i bindur se lutjet e tyre do ta ndihmojnë zonjën Harris të fitojë zgjedhjet.
Fshatarët thonë se mund të jenë mijëra milje larg SHBA-së, por ndihen të lidhur me rrugëtimin e saj. Ata shpresojnë se ajo do t’i vizitonte një ditë ose fshati do të gjente një vend në fjalimin e saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkon virale videoja e gafës së re nga Biden për zjarret në SHBA, reagimi i Harris për mos t'u humbur
Ushtarët e Koresë së Veriut kapen në rajonin e Kurskut, Zelensky zbulon detaje nga operacioni
Sa janë përhapur zjarret në Los Angeles?
Verma, Vuçiqit: Sanksionet kundër NIS-it synojnë Rusinë
Për herë të parë në gati 40 vjet, në Gjermani shpërthen sëmundja e kafshëve "Afta Epizootike"
SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles