LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i BE-së ua heq vizat serbëve të Kosovës të cilët kanë pasaporta të Serbisë

Këshilli i BE-së ua heq vizat serbëve të Kosovës të cilët kanë pasaporta të Serbisë

Këshilli i Bashkimit Evropian ka vendosur sot në favor të heqjes së regjimit të vizave për qytetarët serb të Kosovës, të cilët posedojnë pasaporta të Serbisë.

Në komunikatën e bërë për media thuhet se vendimi është marrë në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së, transmeton Telegrafi.

“Këshilli miratoi një rregullore që siguron që i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor t’i nënshtrohet të njëjtit regjim vizash, duke hequr përjashtimin e aplikuar më parë për mbajtësit e pasaportave serbe të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese Serbe”, thuhet në njoftim.


Për këtë ka reaguar edhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq.

Në platformën “X”, ai ka shkruar se kjo është një fitore e rëndësishme për serbët në Kosovë.

“Unë e mirëpres vendimin e Këshillit të Evropës për heqjen e vizave për serbët në Kosovë”, thotë ai.

Ndryshe, Komisioni për Liri Qytetare dhe Punë të Brendshme i Parlamentit Evropian para disa muajsh kishte miratuar raportin për liberalizimin e vizave për bartësit e pasaportave të Serbisë që jetojnë në territorin e Kosovës.

Komisioneri për zgjerim Oliver Varhelyi në një postim në “X” e kishte quajtur këtë si lajm të mirë për serbët e Kosovës.

Ndërsa, rreth vendimit për heqjen e vizave edhe per serbët e Kosovës me pasaporta të Serbisë, kishin reaguar nga Qeveria e Kosovës.

Klisman Kadiu, këshilltari i zëvendëskryeministrit Bensik Bislimi kishte thënë se “pasaportat ilegale të lëshuara nga Serbia shkelin sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, andaj dhe nuk mund të njihen apo të jenë dokument i vlefshëm udhëtimi”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me kanë akuzuar se kam vrarë shqiptarë, ishte justifikim për ndalimin tim

Dëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me kanë akuzuar se kam vrarë shqiptarë, ishte justifikim për ndalimin tim

Lajme
Gjykata e Posaçme vendos sekuestrimin e dy vilave të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj

Gjykata e Posaçme vendos sekuestrimin e dy vilave të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj

Lajme
​Reagimet e BE-së për deklaratat ndaj Kushtetueses, deklarohet Haxhiu: Vonesat e kësaj gjykate në trajtim të ligjeve, janë të pazakonta

​Reagimet e BE-së për deklaratat ndaj Kushtetueses, deklarohet Haxhiu: Vonesat e kësaj gjykate në trajtim të ligjeve, janë të pazakonta

Lajme
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Lajme
Ligji për gjuhët në RMV, Shoqata e Veteranëve të UÇK-së i reagon Kurtit: Tërhiqe deklaratën dhe kërko falje

Ligji për gjuhët në RMV, Shoqata e Veteranëve të UÇK-së i reagon Kurtit: Tërhiqe deklaratën dhe kërko falje

Lajme
Rasti i vdekjes së 7 vjeçares pas rezonancës magnetike, ekspertja e IML-së deklarohet rreth raportit të ekzaminimit toksikologjik

Rasti i vdekjes së 7 vjeçares pas rezonancës magnetike, ekspertja e IML-së deklarohet rreth raportit të ekzaminimit toksikologjik

Lajme
Kalo në kategori