LAJMI I FUNDIT:

Zafir Berisha ngre dyshime lidhur me vrasjen e Faton Hajrizit – publikon foto

Zafir Berisha ngre dyshime lidhur me vrasjen e Faton Hajrizit – publikon foto

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, tani anëtar i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka ngre dyshime lidhur me vrasjen e Faton Hajrizit në Serbi, duke publikuar foto, të cilat, sipas tij vërtetojnë dyshimet.

Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se deklaratat kontradiktore të zyrtarëve të Serbisë dhe dëshmitarëve për Faton Hajrizin, lënë shumë dyshime rreth të vërtetës për vrasjen e tij.

“Video që qarkullon se gjoja Fatoni është duke marr një biçikletë, i shton dyshimet edhe më shumë për arsye se personi që shihet në atë video ka veshje të sipërme me krahë të shkurtë për dalim nga personi që shihet i vrarë, veshja e të cilit ngjason me veshjen e një personi që është bashkë me policin serbe në disa incizime amatore. Shih foton!”, ka shkruar Berisha, duke publikuar fotot që, sipas tij, nuk përkojnë me informacionet nga zyrtarët e Serbisë, lidhur me vrasjen e Hajrizit, transmeton Telegrafi.


Raportimet për vrasjen e Faton Hajrizit, MPJD kërkon nga Serbia që të konfirmojnë identitetin e personit të vrarë
Lexo po ashtu Raportimet për vrasjen e Faton Hajrizit, MPJD kërkon nga Serbia që të konfirmojnë identitetin e personit të vrarë

Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, tha të premten se është vrarë Faton Hajrizi, i dyshuari për vrasjen e një polici në Serbi në orët e para të së enjtes.

Në komunikatën e parë të lëshuar nga Daçiq më 19 korrik, nuk u përmend emri i tij. Por, më vonë ministri serb e përmendi atë me emër në një postim në rrjetet sociale.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, paraprakisht i kërkuan Serbisë që të konfirmojë identitetin e personit të vrarë.

Edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar lidhur me raportimet për vrasjen në Serbi të të arratisurit nga burgjet e Kosovës, Faton Hajrizi, duke thënë se nuk kanë informacion zyrtar se si dhe ku ka ndodhur vrasja.

“Informacionet këto ditë ishin kundërthënëse, andaj nuk mund ta dimë me siguri, se a është ai njëmend i vrarë dhe nëse po, a është vrarë në territorin e Serbisë apo të Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, përfshirë detajet tjera të rëndësishme e të nevojshme për hetim. Domosdo nevojitet hetim i gjerë e i thellë, për të zbardhur të vërtetën e këtij rasti”, ka shkruar Haxhiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zafir Berisha ngre dyshime lidhur me vrasjen e Faton Hajrizit - publikon foto

Zafir Berisha ngre dyshime lidhur me vrasjen e Faton Hajrizit - publikon foto

Lajme
“Protesta e paralajmëruar e ambientalistëve serbë kundër Scholz dhe Faton Hajrizi”, Agim Musliu ngre pikëpyetje mbi ngjarjet në Lloznica të Serbisë

“Protesta e paralajmëruar e ambientalistëve serbë kundër Scholz dhe Faton Hajrizi”, Agim Musliu ngre pikëpyetje mbi ngjarjet në Lloznica të Serbisë

Lajme
Tre turistë të huaj vijnë në Kosovë dhe marrin me vete taksistin kosovar gjatë aventurave të tyre, video në

Tre turistë të huaj vijnë në Kosovë dhe marrin me vete taksistin kosovar gjatë aventurave të tyre, video në "TikTok" mori mbi gjysmë milionë klikime

Lajme
Haxhiu ngriti dyshime se arratisjet nga burgu i organizoi Serbia, e kritikojnë juristët

Haxhiu ngriti dyshime se arratisjet nga burgu i organizoi Serbia, e kritikojnë juristët

Lajme
Luljeta Pula flet për fjalimin në kullën e Jasharëve pas sulmit të parë: Aty unë bëra thirrje për luftë

Luljeta Pula flet për fjalimin në kullën e Jasharëve pas sulmit të parë: Aty unë bëra thirrje për luftë

Lajme
Erdhi në Shqipëri për dy javë, bjellorusja dashurohet me shqiptarin dhe vendos të qëndrojë përgjithmonë këtu

Erdhi në Shqipëri për dy javë, bjellorusja dashurohet me shqiptarin dhe vendos të qëndrojë përgjithmonë këtu

Lajme
Kalo në kategori