LAJMI I FUNDIT:

Liga Premier konfirmon kontaktin me Chelsean për dënimin e Enzo Fernandezit

Liga Premier konfirmon kontaktin me Chelsean për dënimin e Enzo Fernandezit

Liga Premier ka konfirmuar se kanë kontaktuar me klubin e Chelseat për mënyrën më të mirë për të ndëshkuar mesfushorin Enzo Fernandez.

Fernandez u zhyt në ‘ujë të nxehtë’ pasi këndoi një këngë raciste transfobike kundër lojtarëve të Francës, veçanërisht Kylian Mbappes.

Argjentinasi është fajtori më i madh i sagës, sepse ishte ai që vendosi të hynte ‘live’ në Instagram për të postuar bashkëlojtarët e tij në Argjentinë duke kënduar këngën fyese.


Enzo Fernandez poston videon duke kënduar këngë raciste ndaj Mbappes dhe ekipit të Francës
Lexo po ashtu Enzo Fernandez poston videon duke kënduar këngë raciste ndaj Mbappes dhe ekipit të Francës

Ky veprim i lojtarit ka marrë kritika të mëdha gjithandej, por tani synohen edhe dënime kundrejt tij.

“Liga Premier dhe klubet tona janë të përkushtuara për të trajtuar të gjitha format e diskriminimit”.

“Ne jemi në kontakt me Klubin e Futbollit Chelsea dhe do të vazhdojmë të mbështesim klubet, lojtarët dhe stafin në marrjen e masave kundër abuzimit diskriminues”.

Enzo Fernandez kërkon falje për fjalët raciste ndaj francezëve, thotë se u rrëmbye nga euforia
Lexo po ashtu Enzo Fernandez kërkon falje për fjalët raciste ndaj francezëve, thotë se u rrëmbye nga euforia

“Nuk ka vend për racizëm”, thuhet në deklaratën e Ligës Premier.

Nëse shpallet fajtor, Enzo mund të bëhet ‘kurban’ dhe të përjashtohet deri në 12 ndeshje plus një gjobë të madhe me para. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Sport
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Premier League
Kalo në kategori