LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e policit serb në Serbi, flet Kurti

Vrasja e policit serb në Serbi, flet Kurti

Pasi mediat serbe kanë raportuar se personi i cili po kërkohet për vrasjen e policit serb në Loznicë, është i arratisuri nga burgu i Kosovës A.H, kryeministri i vendit Albin Kurti tha se nuk ka informacion shtesë për këtë rast.

Ai përmes një konference për media ka thënë se organet e sigurisë dhe rendit në vend janë duke i grumbulluar informacionet në lidhje me këtë rast.

“Nuk kam diçka shtesë, por organet tona të sigurisë dhe rendit po i grumbullojnë informacionet dhe ju kisha lutur që të përcillni në vazhdim komunikatat e Policisë së Kosovës, MPB-së dhe MPJD-së”, tha Kurti.


Ndryshe, sot në orët e para të mëngjesit të sotëm në pikëkalimin kufitar në Loznicë të Serbisë pranë kufirit me Bosnje e Hercegovinën, pasi policia ndaloi për kontroll një veturë të markës Mercedes, brenda të cilës gjendeshin dy persona, i dyshuari doli nga vetura dhe shtiu mbi një polic serb, që e qëlloi në gjoks dhe nuk i mbijetoi plagëve, transmeton Telegrafi.

Ai gjithashtu shtiu edhe mbi një zyrtar tjetër policor, i cili mbeti i plagosur, kurse i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Flet vëllai i të arratisurit Faton Hajrizi: Jam në Gjermani, ai mi vodhi dokumentet

Flet vëllai i të arratisurit Faton Hajrizi: Jam në Gjermani, ai mi vodhi dokumentet

Elfije Boletini
Vrasja e policit serb në Serbi, flet Kurti

Vrasja e policit serb në Serbi, flet Kurti

Lajme
Dyfishohen dhe trefishohen shtesat për fëmijë, Kurti prezanton skemën e re të mbështetjes për nënat

Dyfishohen dhe trefishohen shtesat për fëmijë, Kurti prezanton skemën e re të mbështetjes për nënat

Lajme
A është e shqetësuar kush do të jetë president i SHBA-së? Osmani: Ne u bëmë të lirë gjatë një presidenti demokrat, të pavarur gjatë një presidenti republikan

A është e shqetësuar kush do të jetë president i SHBA-së? Osmani: Ne u bëmë të lirë gjatë një presidenti demokrat, të pavarur gjatë një presidenti republikan

Lajme
SPB Tetovë konfirmon arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së, është arrestuar në vendkalimin kufitarë Jazhincë

SPB Tetovë konfirmon arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së, është arrestuar në vendkalimin kufitarë Jazhincë

Kronikë e Zezë
Pretendon se është Faton Hajrizi, thërret në emision: Jam në Evropë, dua garanci nga shteti që s’do të më maltretojnë

Pretendon se është Faton Hajrizi, thërret në emision: Jam në Evropë, dua garanci nga shteti që s’do të më maltretojnë

Lajme
Kalo në kategori